1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Maqedoni: Presidenti tërheq vendimin për amnesti

Fatos Musliu27 Maj 2016

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, ka shfuqizuar vendimet e amnestisë për personat aktiv në politikë, kryesisht nga VMRO-DPMNE..

https://p.dw.com/p/1Iw93
Mazedonien Präsident Ivanov
Fotografi: picture-alliance/AA/M. Sulooca

Presidenti Ivanov ka thënë se në interes të qytetarëve të Maqedonisë mori vendimin përfundimtar që ta anullojë amnestinë për 22 persona, të cilët merren me politikë. Me këtë dua të bëj të qartë se asnjë politikan nuk është mbi ligjin. Kjo do të ndihmojë shumë sidomos në këtë situatë të krizës së madhe me emigrantët, ka nënvizuar Ivanov. Për këtë arsye, presidenti konsideron se domosdoshmërisht duhet t'i ndihmojë zhvillimeve politike për daljen nga kriza, sepse në të kundërtën kriza do të zgjaste shumë.

Vendimin për falje e solla në interes të shtetit dhe të qytetarëve të Maqedonisë. Shumë persona nuk e kuptuan këtë ide. Isha i akuzuar se kam dashur që t'i mbroj politikanët, se kam krijuar drejtësi selektive. Deklaroj me vetëdije se nuk kam pasur qëllim të tillë, ka thënë Ivanov. “Më 12 prill solla vendimin për amnesti-lirim nga përndjekja pa procedurë, për një numër të madh të personave, në përputhshmëri me Kushtetutën dhe Ligjin për falje.Vendim për të cilin, si atëherë si tani vlerësoj se e kam sjellë në interes të shtetit dhe qytetarëve të Maqedonisë. Shumica për fat të keq, nuk e kuptuan këtë ide, ose nuk dëshiruan ta kuptojnë. Debatet në opinionin e vendit dhe ndërkombëtar shkuan në drejtim tjetër. Isha i akuzuar se kam dashur t'i mbroj politikanët se kam krijuar drejtësi selektive, se politikanët janë mbi ligjet, përkundrazi çdokush do të përgjigjet për veprimet e veta. Me përgjegjësi e them se nuk kam pasur qëllim të tillë”, ka deklaruar presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov.

Mazedonien Anti-Regierungsproteste in Skopje
Fotografi: picture-alliance/dpa/G. Licovski

Vendimi i Presidentit të Maqedonisë Gjorgje Ivanov për falje u shpall prej tij më 12 prill të këtij viti, nga i cili u falën 56 politikanë dhe bashkëpunëtorë të tyre që janë nën hetime të Prokurorisë Speciale e që ka të bëjë me aferën e përgjimeve. Kundër vendimit për amnesti ka pasur reagime të ashpra si nga faktori i brendshëm, por edhe nga ai ndërkombëtar, por edhe nga shoqëria civile. Që nga 12 prilli e deri më sot qytetarët po zhvillojnë protesta nëpër rrugët e Maqedonisë të njohura si “revolucioni i larmë”.