1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Maqedoni: Televizioni A1 transmeton nga rruga

29 Janar 2011

Gjykata ka bllokuar llogarinë e TV A1 kurse gazetarët protestojnë në rrugë. Programi informativ nuk transmetohet nga studioja, por nga rruga para ndërtesës së qeverisë. Qeveria e shikon protestën si manipulim.

https://p.dw.com/p/1079q
Gazetarët e A1 në protestëFotografi: Petr Stojanovski

Përveç llogarive të TV A1, janë bllokuar edhe llogari të kompanive të tjera që kap një shumë totale prej pesë milion e gjysëm eurosh. Prokuroria vlerëson se biznesmeni Velija Ramkovskit duke mospaguar taksat obligative, ka dëmtuar shtetin.

Kryeredaktor i TV Mlladen Cadikovski vlerësoi se me një hap të këtillë, qeveria ka mbyllur A1: "Tanimë është e qartë se qëllimi i këtij aksioni dhe fushate bëhet që mediumi të heshtë. Në këto rrethana ne vendosëm që nën qiell të hapur, para qeverisë, që është ideatori kryesor i këtij veprimi, të shprehim revoltën tonë dhe njëherësh të tregojmë se qëllimi ynë kryesor është që në mënyrë të drejtë dhe objektive të informojmë për të vërtetën e situatës në vend. Informimi i drejtë dhe objektiv si duket nuk po i pëlqen dikujt," tha Çadikovski.

Mazedonien Presse TV Sender TV A1 in Skopje
Qytetarët firmosin protestënFotografi: Petr Stojanovski

Qeveria u përgjigj se s'ka të drejtë legjitime për të ngrirë llogaritë e televizionit. Atë mund ta bëjë vetëm gjykata me kërkesë të prokurorisë. Protestën e gazetarëve qeveria e shikon si manipulim dhe përpjekje të qëllimshme për dëmtimin e imazhit të saj në kurriz të interesave personale dhe partiake.

Për avokatin e të akuzuarit, Miroslav Vujiç është e pakonceptueshme që gjykata merr një vendim të tillë në këtë kohë: "Prokurori publik ka të drejtë të propozojë një vendim të tillë, por gjykata është ajo e cila duhet të vendosë. Në një situatë ku ne ende nuk kemi ndonjë procesverbal, vendim me të cilin ngarkohemi për ndonjë shumë të caktuar, përveç asaj të cilës thotë prokurori,“ përgjigjet Vujiç.

Gjykata ka ngrirë llogaritë për sasinë e kërkuar, dhe në qoftë se mediumi ka më shumë para, ato mund të përdoren.

Javën e kaluar iu është zgajtur arresti biznesmenit Ramkovski dhe 14 menaxherëve të përfshirë në rastin çrregullësi.

Autor: Kostadin Delimitov/ Qeriman Bekteshi

Redaktoi: Aida Cama