1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Maqedoni: Zgjedhjet lokale si referendum për të ardhmen

Boris Georgievski
13 Tetor 2017

Qytetarët e Maqedonisë të dielen (15.10)votojnë në raundin e parë për zgjedhjet lokale, të cilat politikanët i kanë quajtur si një lloj referendumi, i cili do të përcaktojë të ardhmen e vendit.

https://p.dw.com/p/2lmZ1
Mazedonien Nachwahl in Tearce
Fotografi: picture alliance/AP Photo/B. Grdanoski

Dhjetë muaj pas zgjedhjeve parlamentare, qytetarët e Maqedonisë të dielën (15.10) sërish dalin në votime. Këtë radhë për të zgjedhur kryetarët e komunave dhe këshilltarët në 80 komuna dhe në kryeqytetin e vendit Shkup.

Udhëheqësit e partive politike edhe këtë herë qytetarëve ua kanë imponuar domethënien "historike" dhe "vendimtare" të zgjedhjeve. Ndaj në vend të problemeve lokale, më shumë ata janë përqëndruar në çështjet kombëtare dhe ardhmërinë e shtetit: kontestin e emrit me Greqinë, integrimin e vendit në BE dhe NATO dhe të drejtat e bashkësisë shqiptare.

Partia në pushtet Lidhja socialdemokrate LSDM fushatën po e zhvillon në emër të ndryshimeve të filluara në zgjedhjet parlamnetare me moton "Jetë për të gjithë". Krymenistri Zoran Zaev dhe kryetar i Socialdemokratëve në fushatë bën thirrje për mposhtjen përfundimtare të gruevizmit-duke nënkuptuar  liderin djathtist të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, i cili 10 vite me rradhë ka qenë në krye të qeverisë. Gruevski dhe partia e tij në të gjitha zgjedhjet në Maqedoni nga viti 2006 ka fituar, ndërsa kuadrot e VMRO-DPMNE-së gjatë 4 viteve të kaluara kanë drejtuar 56 nga gjithjsej 81 komunave në Maqedoni. LSDM ka udhëhequr vetëm në 4 komuna.

VMRO-DPMNE fushatën është duke e përqëndruar në thirrjen drejtuar qytetarëve për t'i dhënë fund "errësirës", të cilën po e nxit LSDM-ja dhe njëherësh paralajmëron një "epok të re".

Kyçi për qeveri të re

Porositë dramatike si të njërës po ashtu edhe palës tjetër, nuk janë të rastësishme. Për socialdemokratët këto zgjedhje janë test i parë i rejtingut pas formimit shumë të vështirë të qeverisë së bashku me dy parti politike shqiptare. "Për LSDM, muaji i mjaltit për tolerancën e pakusht të elektoratit, përfundon me ndryshimet në nivelin lokal, dhe ata pas kësaj patjetër duhet të përballen me zvogelimin e tolerancës dhe rritjen e pritshmërisë së elektoratit", thotë për DW analisti politik nga Shkupi, Petar Arsovski. Rezultati i zgjedhjeve lokale do të mund ta përcaktonte drejtimin nga do të lëvizte në të ardhmen qeveria e krymenistrirt Zoran Zaev, si në periudhën e shkurtër poashtu edhe në atë të mesme. Nëse partia e tij fiton në zgjedhjet lokale, kjo Zaevit do t'i mundësonte hapjen e rrugës që në muajt e ardhshëm të fokusohet në reformat rrënjësore në sferën e sigurisë dhe gjyqësisë, të cilat kërkohen nga BE-ja. Gjithashtu kjo do t'i mundësonte kryeministrit edhe një përkushtim më energjik në zgjidhjen e çështjes rreth emrit me Greqinë, problem ky që mbetetet pengesë kryesore për anëtarsimin e Maqeonisë në BE dhe NATO. Sipas disa informtave jozyrtare, kjo do t'i mundësonte LSDM-së që në maj ose shtator të vitit të ardhshëm të organizojë zgjedhje të parakohshme parlamentare, në të cilat Zaev do të tentonte edhe më shumë të ulë apo dobësojë ndikimin e VMRO-DPMNE-së në parlament dhe njëkohësisht për vete të sigurojë një shumicë më komode.

Humbja eventuale e socialdemokratëve në këto zgjedhje lokale do të jetë një goditje e rëndë për agjendën reformuese të qeverisë së re dhe hyrje në një politikë të re jostabile të vendit. Njëkohësisht ky është edhe rasti i fundit për Gruevskin ta mbajë timonin e partisë së tij dhe të bllokojë thirrjet gjithnjë më të zëshme për reforma brenda partisë VMRO-DPMNE.

"VMRO-DPMNE pas zgjedhjeve duhet patjetër të përballet me ndryshimet brenda partisë dhe ristrukturimit të saj, si dhe me largimin e një mase të mirë votuesish, të cilët deri më tani kanë qenë të lidhur me partinë vetëm për shkak të motiveve klientelistike", thotë Arsovski.

Vota e shqiptarëve vendimtare

Hulumtimet parazgjedhore tregojnë për një garë tejet të ngushtë, e cila do të përcaktohet nga votat e shqiptarëve. Kjo para së gjithash vlen për zgjedhjet në qytetin e Shkupit dhe për komunat më të medha të saj. Anketa e fundit e agjencionit Brima tregon se mbi 50% e shqiptarëve në Shkup përkrahin kandidatin e socialdemokratëve për kryetar komune. Kjo nuk është ndonjë befasi e madhe nëse dihet fakti se VMRO-DPMNE gjatë viteve të fundit ka udhëhequr një fushatë të rreptë anti-shqiptare dhe nacionaliste duke kritikuar paralajmrimet e qeverisë për miratimin e ligjit të ri, me të cilin gjuha shqipe do të bëhej gjuhë zyrtare në tërë territorin e Maqedonisë. Por, befasia më e madhe ka ndodhur kur në mes të fushatës janë paraqitur postera dhe pllakata të kandidatëve të VMRO-DPMNE-së dhe të vetë Gruevskit në gjuhën shqipe. Për disa ky ka qenë tentim i të pashpresit për të shpëtuar nga humbja në zgjedhje ndërsa për disa të tjerë hap i shkëlqyeshëm taktik.

Rezultatet e këqija të gardës së vjetër

Rezultatet e para nga zgjedhjet lokale do të dihen më 15 tetor në mbrëmje. Nga ana tjetër, rezultatet nga qeverisja e deri tanishme në komuna është i palakmueshëm. Sipas anketës së Institutit Republikan Ndërkombëtar IRI, 50% e qytetarëve janë deri diku ose shumë të pakënaqur me punën e kryetarëve të komunave, ndërsa 46% janë të pakënaqur me punën e administratës lokale. Dhe derisa politikanët bëjnë garë me politika të niveleve të larta, shumë komuna të Maqedonisë kanë problem me furnizim me ujë, energji, me infrastrukturën rrugore, me ndotjen e ambientit. Ndaj kandidatët për kryetarë të komunave dhe këshillave komunal pothuajse në të gjitha qytetet gjatë fushatës kanë premtuar "hapsira të reja të gjelbëra” dhe zvogëlimin e ndotjes së mjedisit". Duke pasur parasysh se çka është realizuar në komunat në periudhën prej 2013 deri 2016 është pikëpyetje se qytetarët a do t'u besojnë premtimeve të reja "të ëmbla". Sipas hulumtimit të ekipit të gazetarëve të BIRN-Maqedoni, në mandatin e kaluar kryetarët e komunave në Maqedoni nuk i kanë realizuar as gjysmën e premtimeve të tyre kur bëhet fjalë për objektet kapitale, kështu që nga planifikimi i 762,6 milionë eurove për investime kapitale, janë realizuar vetëm 356,4 milionë euro, ose 46,7% nga planifikimi.

Karakteristikë e këtyre zgjedhjeve në Maqedoni është edhe dallimi i madh sa i përket barazisë gjinore. Vetëm 15 gra janë në mesin e kandidatëve për kryetarë komunash, që paraqet 5,7% nga numri i përgjithshëm prej 260 kandidatëve.

Numri më i madh i kryetarëve të komunave do të dihet pas mbajtjes së raundit të dytë të zgjedhjeve, të cilat do të duhet të mbahen më 29 tetor.