1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Maqedonia gati për betejën elektorale

6 Maj 2008

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 1 qershorit në Maqedoni do të garojnë 20 parti politike, 2 kandidatë të pavarur dhe 2 koalicione të partive politike, konfirmon Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

https://p.dw.com/p/DuWj
Parlamenti, ShkupFotografi: picture-alliance/ dpa

Vetëm një parti maqedonase është anulluar nga gara zgjedhore. Sipas zëdhënësit të KSHZ-së, Zoran Tanevski, vetëm Partia punëtore e Maqedonisë është anulluar për pjesëmarrjen në zgjedhje pasi ajo nuk ka respektuar kërkesat për dorëzimin e listave të kandidatëve.

Kampi politik shqiptar

Në zgjedhjet e 1 Qershorit do të garojnë 5 parti politike shqiptare.Sipas analistëve politikë dhe sondazheve paraprek favoritë për të fituar në kampin politik shqiptar janë PDSH dhe BDI.

Menduh Taci von DPA, Mazedonien
Kryetari i PDSH-së, Menduh ThaçiFotografi: Petar Stojanovski

Në njësinë zgjedhore numër 6 që përfshin qytetin e Tetovës, Gostivarit dhe Kërçovës do të jetë lufta më ashpër për përfitimin e elektoratit shqiptar meqë bartës të listave të kandidatëve do të jenë kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, Ali Ahmeti nga BDI, Abdyladi Vejseli nga PPD dhe Bardhyl Mahmuti nga BDK.

Ali Ahmeti, Mazedonien
Ali Ahmeti, kryetari i BDI-sëFotografi: Petar Stojanovski

Partitë politike shqiptare nuk arritën të formojnë koalicione parazgjedhore duke lënë mundësi që kjo të ndodhë pas zgjedhjeve.

Dy koalicionet maqedonase

Partitë politike maqedonase kanë formuar dy koalicione. Koalicioni "Për një Maqedoni më të mirë" udhëhiqet nga partia e Nikolla Gruevskit, VMRO-DPMNE. Në këtë koalicion i cili numëron 20 parti politike janë të përfaqësuara edhe partitë e minoritetit turk, serb, boshnjak, vlleh dhe rom.

Mazed.prämierminister, Nikola Gruevski im Parlament in Skopje
Nikola Gruevski pretendon fitorenFotografi: MIA

Në konventën e koalicionit "Për një Maqedoni më të mirë", Nikolla Gruevski ka deklaruar se më 1 qershor do t'i jepet një grusht i madh atyre politikanëve që frenuan proceset reformuese në vend. VMRO-DPMNE-ja nuk do të pajtohet me ndryshimin e Kushtetutës me qëllim të ndërrimit të emrit të Maqedonisë.

Beteja elektorale do të jetë e ashpër

Gruevski: "Të jesh evropian nuk do të thotë të heqësh dorë nga emri i Maqedonisë, të jesh evropian nuk do të thotë të heqësh dorë nga ndjenjat patriotike. Njëra nuk e anashkalon tjetrën. Ne e dimë se kush jemi dhe çfarë do të jemi në të ardhmen," ka thënë Nikolla Gruevski.

EU, Mazedonien
Pamje simbolike

Partitë e opozitës maqedonase janë radhitur në koalicionin "Dielli për një Maqedoni evropiane" i kryesuar nga partia Lidhja socialdemokrate. Fushata zgjedhore do të fillojë më 11 Maj dhe do të zgjasë deri më 30 Maj në mesnatë.