1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Maqedonisë i nevojitet një sistem gjyqësor efikas dhe i pavarur

23 Dhjetor 2011

Maqedonia në vazhdimësi po merr vërejtje nga Komisioni Evropian dhe ndërkombëtarët për reformat e ngadalësuara dhe mosfunskionimin e gjyqësorit. Edhe pse vendi ka miratuar më shume ligje, zbatimi i tyre po ngec në vend

https://p.dw.com/p/13Yf7
Kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski
Kryeministri i Maqedonisë Nikola GruevskiFotografi: AP

Proceset e stërzgjatura gjyqësore, procedurat e anulluara , ndërprerja e vendimeve gjyqësore pa argumente, korrupsioni dhe varshmëria financiare janë karakteristikat më negative të funksionimit të gjyqeve në Maqedoni. Këto probleme janë përmendur edhe në raportin e fundit të Koimisionit  Evropian ku theksohet se në sferën e gjyqësisë është arritur një përparim i vogël por jo i mjaftueshëm. Janë miratuar një sërë ligjesh të cilat përfshijnë një spektër të gjerë, por që të njëjtat nuk praktikohen në punën e përditshme të gjyqeve.

Profesori i Universitetit Bekim Kadriu thotë se ka probleme dhe segmente të identifikuara ku pushteti gjyqësor dështon në realizimin e qëllimit të tij primar dhe ku vërehet ndikimi i pushtetit ekzekutiv ndaj gjyqsorit.

“Vetë prezenca e ministrit të drejtësisë në seancat e Këshillit gjyqësor dhe mundësia e ministrit të inicoj proçedura të përgjegjësisë së gjykatësve të le përshtypje se ka ndikim të pushtetit ekzekutiv ndaj atij gjyqësor “, shprehet Kadriu.

Reformë e mirëfilltë gjyqësore

Pamje nga aeroporti i Shkupit
Pamje nga aeroporti i ShkupitFotografi: dapd

Bajram Pollozhani, ekspert për çështje juridike vlerëson se mungesa e mjeteve të nevojshme financiare rezulton që sistemi gjyqësor në Maqedoni të jetë çdo herë i varur nga politika. “Nëqoftëse e leni një gjykatë pa mjete për ti paguar shpenzimet materiale të domosdoshme, automatikisht  atë e bënin të varur”, vlerëson Pollozhani.

Për të qenë reformat e sukseshme në gjyqësor duhet të veprohet në disa dimensione njëkohësisht sepse në të kundërtën rezultatet do të mungojnë, thotë Margarita Caca-Nikollovska ,gjykatëse me përvojë ndërkombëtare.

“Ajo që do të thotë reformë e mirëfilltë në sistemin gjyqësor nënkupton investim në tri shtylla kryesore të sistemit gjyqësor- buxhet të sigurtë dhe të pavarur, harmonizim i legjislaturës vendase me atë të BE-së dhe trajnim i kuadrit administrativ në sistemin gjyqësor”.

Përgjegjësitë të konkretizohen

Reformat në gjyqësi duhet të kenë për qëllim edhe kthimin e besueshmërisë së qytetarëve ndaj sistemit gjyqësor në vend. Për shkak të disa proceseve të montuara,besimi ndaj gjyqësorit është vënë në pikëpyetje,thotë profesori universitar, Hasan Jashari. “Gjithnjë e më tepër po forcohet bindja se të gjithë kriminelët nuk shkojnë në burg, prandaj edhe korrupsioni është prezent në gjykata dhe administratën publike.

Pamje nga liqeni i Ohrit në Maqedoni
Pamje nga liqeni i Ohrit në MaqedoniFotografi: Milco Jovanoski

Ministri i drejtësisë Blerim Bexheti, premton se  krahas harmonizimit të ligjeve me ato të vendeve të BE-së  kujdes i veçantë në të ardhmen do ti kushtohet edhe modernizimit të gjykatave për të ngritur azhuritetin e procedimit të lëndëve. “Qeveria e Maqedonisë edhe për vitin e ardhshëm ka paraparë dinamikën e vazhdimit të reformave konform vijës së parapame në bashkëpunim me Bashkimin evropian, do të fillojmë të punojmë që të gjen zbatim ligji për procedurë penale”,shprehet ministri Bexheti.

Ekspertët juridik vlersojnë se kiteret e përgjegjësisë së gjykatësve janë fleksibë dhe të karakterit më abstrakt, andaj është më se e nevojshme që përgjegjësit të konkretizohen me qëllim që të shmangen situatat e keqpërdorimeve .

Autor: Fatos Musliu

Redaktoi: Mimoza Kelmendi