1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Marrëveshje sekrete mes Putinit dhe Merkelit?

Naomi Conrad/Amarildo Topi1 Gusht 2014

Gazeta britanike "Independent" shkruan për bisedime sekrete mes Rusisë dhe Gjermanisë, që kanë qëllim zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë. Kjo përgënjeshtrohet nga anëtarë të qeverisë gjermane.

https://p.dw.com/p/1CnRv
Fotografi: picture-alliance/dpa

Një plan sekret, që po diskutohet mes Rusisë dhe Ukrainës, për të zgjidhur krizën ukrainase? "Ky nuk është më shumë se sa një titull senacional, pas të cilit nuk fshihet asgjë", shprehet Gernot Erler, i ngarkuari për marrödhëniet me Rusinë në qeverinë gjermane. Edhe kolegu i tij i partisë Rolf Mützenich shprehet "se nuk ka një të vërtetë të madhe. Kjo është e paimagjinueshme."

Të dy kundërshtojnë artikullin e "Independent", që gjithashtu u përgënjeshtura edhe ditën e djeshmë nga zëdhënësi i qeverisë, Steffen Seibert, me një mesazh në twitter. Gazeta britanike të enjten (31.07.2014) botoi një artikull, ku një burim i paidentifikuar thoshte se Merkel dhe Putin po punojnë së bashku për "një plan sekret", që do të zgjidhë konfliktin në Ukrainë. Por pas rrëzimit të avionit MH17 duket se ky plan për momentin ka ngrirë. Gazeta citon "insider" anonimë, të cilët presin që bisedimet të rinisin, sapo të hetohen shkaqet e rrëzimit të avionit

"Tokë për gaz"

Nën titullin "Tokë për gaz" autori përshkruan planin, që sipas burimeve të tij është duke u diskutuar. Ai shkruan se në një hap të parë Rusia duhet të tërhiqet nga mbështetja e separatistëve pro-rusë në Lindje të Ukrainës. Ndërsa më pas rajoni do të zhvillojë një referendum për pavarësi. Në të njëjtën kohë qeveria ukrainase duhet të sigurojë Putinin se nuk do të hyjë në NATO. Për këtë Rusia nuk do të ndërhyjë në marrveshjet tregtare të Ukrainës me BE. Në një hap të dytë Rusia duhet t'i premtojë Ukrainës se do ta furnizojë me gaz për një kohë të gjatë dhe të paguajë borxhet prej miliardash. Pasojë e kësaj marröveshjeje, sipas "Independent", është se komuniteti ndërkombëtar njeh aneksimin, që Rusia i bëri Krimesë.

Porträt Gernot Erler
Fotografi: picture-alliance/dpa

Por kjo nuk do të ndodhë, thotë politikani i SPD Erler gjatë bisedës më DW. Aneksimi ka shkelur kontratat dhe të drejtat ndërkombëtare. "Për pasojë Perëndimi nuk do të njohë këtë aneksim." Në fillim të javës shefat e qeverive tö grupit G7 e quajtën "ilegal aneksimin e Krimesë nga Rusia, ashtu si edhe aksionin e destabilizmit të Lindjes së Ukrainës". Këto aksione janë "të papranueshme". Erler beson se baza e zgjidhjes politike të konflikitit është që Lindja e Ukrainës të ketë më shumë autonomi.

Armëpushim i paqendrueshëm

I ngarkuari për marrdhëniet me Rusinë thekson se ekzistojnë kushtet për bisedime serioze për një armëpushim në Ukrainë. Deri tani nuk kanë qenë kushtet. "Kjo kërkon edhe reagimin e palës ukrainase." Në fakt Erler është optimist dhe sipas tij mungojnë vetëm pak hapa drejt një zgjidhjeje politike: Takimi i grupit të kontaktit me përfaqësues të Ukrainës, Rusisë dhe të separatistëvë pro rusë, që do të zhvillohet nën vëzhgimin e OSBE. Edhe armëpushimi që pas rrëzimit të avionit MH17 mund të zgjatet. "Janë hapa që duhet t'i japin fund logjikës së aksioneve ushtarake dhe që nisin logjikën politike." Kërkesat ndaj Rusisë që të ndalojë financimin ilegal dhe armatosjen e separatistëve janë bërë prej kohësh.

Por edhe në Rusia deklarohet e gatshme të tërheqë mbështetjen për separatistët, Mützenich ka frikë se disa grupe separatistësh mund të dalin nga kontrolli. "Në të shkuarën ata kanë qenë pjesë e bandave kriminale dhe nuk kontrollohen lehtë nga Kremlini." Situata sipas politikanit të SPD vazhdon të jetë kritike dhe roli i Gjermanisë si ndërmjetës është i rëndësishëm: Gjermania vlerësohet si partner bisedimesh i rëndësishëm.