1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Masa kundër klandestinëve - Greqia shqyrton mundësitë për hapjen e "burgjeve lundrues"

6 Janar 2011

Para hapjes së"burgjeve lundrues" Greqia duhet të zgjidhë problemin e shpenzimeve të mbajtjes së anijeve dhe vendit të mundshëm të ankorimit.

https://p.dw.com/p/zuHt
Greqia ka numrin më të madh të azilkërkuesve në BE. 128.000 vetëm në vitin 2010Fotografi: picture alliance / dpa

Greqia po shqyrton mundësitë e hapjes së "burgjeve lundrues" për internimin e azilkërkuesve. Marrja me qera e anijeve të tilla për imigrantët ilegalë po shqyrtohet së bashku me "masat e tjera", tha ministri për Rendin Publik, Christos Papoutsis në Athinë.

Tek "masat e tjera" siç duket bën pjesë ndërtimi i gardhit të diskutueshëm në skenën ndërkombëtare në një pjesë të kufirit me Turqinë si dhe shfrytëzimi i objekteve të vjetra të forcave të armatosura si kampe të internimit. Në këtë pikë duhen marrë parasysh edhe probleme të tjera si: kostot e larta të mbajtjes së një anijeje të tillë si edhe kushtet në të cilat anija - burg lundrues do të ankorohet si edhe vendi i ankorimit. Sipas të dhënave të qeverisë greke vetëm gjatë vitit 2010 në Greqi ilegalisht janë futur gjithsej 128 mijë refugjatë. Kjo është shifra më e lartë e hyrjeve ilegale në BE.

Logo amnesty international
Logo Amnesty International

Greqia kritikohet për masat e saj kundër personave ilegalë në vend

Sipas organizatës Amnesty International Holanda që nga viti 2007 i përdor burgjet lundrues. Lidhur me një artikull në gazetat greke se zyrtarë grekë do të shkojnë në Holandë për të biseduar modalitetet e dërgimit të burgjeve lundrues në Greqi, qeveria greke nuk është prononcuar.

Vetëm pak ditë më parë Organizata për të Drejtat e Njeriut "Amnesty International" kritikoi planin grek për të mbrojtur kufirin tokësor me Turqinë përmes një gardhi rrethues. Me këtë qeveria e Athinës bie ndesh me parimet e të drejtave të njeriut në Bashkimin Evropian, i tha eksperti i AI-së, ëolfgang Grenz gazetës "Frankfurter Rundschau" të hënën. BE me këtë izolohet si ishull i të pasurve kundrejt njerëzve që largohen nga vendi i tyre për shkak të përndjekjeve apo varfërisë ekstreme, tha ai. Rreth 80% e shkeljeve në mënyrë ilegale të tokës së BE-së e kanë origjinën e tyre në kufirin greko-turk.

AG/Ahmeti

Redaktoi: Lindita Arapi