1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Masat e sigurisë në prag të finales së KE

Arnulf Boetscher28 Qershor 2008

Organizatorët llogarisin se finalja e kampionatit evropian të futbollit të dielën në mbrëmje do të kalojë pa incidente serioze. Policia ka ndërmarrë masa të shumta sigurie dhe është e bindur se nuk do të ketë probleme.

https://p.dw.com/p/ESUi
Si të sigurohen?Fotografi: DW / Kimia

Günter Marek, koordinatori i EURO-s 2008, nga Ministria e brendëshme austriake është i bindur se finalja do të kalojë në rregull.

"Së pari, jam i bindur se ndeshja Gjermani - Spanjë do të jetë shumë e mirë dhe do të sjell një ngjarje të jahstëzakonshme sportive. Ne presim një festë të qetë sportive, dhe shpresoj se të gjithë mysafirët do të sillen mirë me njëri tjetrin, para dhe pas ndeshjes finale, sikur edhe në të kaluarën", pohon Marek

Günter Marek as vet nuk mund të saktësojë se sa shikues nga Gjermania dhe Spanja do të ketë në Vjenë. Për ndeshjen finale kaherë nuk ka bileta, ndërkohë që pritet që të gjitha sheshet dhe restorantet të jenë përplot me tifozë të të dyja kombëtareve. Kjo kërkon edhe masa të jashtëzakonshme sigurie. Autoritetet austriake llogarisim se do të ketë më shumë se 40.000 mysafirë nga Gjermania. Vlerësimet janë të vështira, sepse shumë prej tyre do të vijnë me vetura. Për spanjollët është më lehtë. Shumica dëmuese e tyre vijnë me avionë dhe presim që të ketë mes 12.000 deri në 15.000 tifozë spanjollë.

Po a mund të thuhet se për këtë ndeshje janë ndërmarrë masa të jashtëzakonshme sigurie, apo është një ngjarje normale sportive, si gjitha të tjerat, sa i përket masave të sigurisë?

"Eshtë një ngjarje plotësisht normale, sikur të gjitha ndeshjet e deritanishme. Ne do të bëjmë gjërat e domosdoshme që kemi bërë për të gjitha ndeshjet, ku kishim një kujdes të veçantë për të gjitha detajet. Kështu do të jetë edhe në finale", shpjegon Marek.

Me siguri që edhe kësaj radhe do të ndihmojnë edhe policët nga Gjermania. Delegacioni gjerman tani më ka mbërritur. Ka mbërritur edhe ekipi policor i cili do të jetë në shërbim të shtunën dhe të dielën.

"Shpresojmë se të hënën do të festohet. Duhet pritur edhe finalen, por ajo që kemi përjetuar dy javët e fundit, ishte me të vërtetë një festë e qetë dhe paqësore futbollistike", pohon Marek.







►◄