1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Assad arreston familjarë të negociatorëve opozitarë në Gjenevë

dpa, afp /mck27 Shkurt 2014

Pushtetmbajtësi sirian Assad nuk kursen as anëtarët e familjeve të përfaqësuesve të opozitës që morën pjesë në bisedimet e Gjenevës. Ata mbahen të arrestuar, megjithë thirrjen e ndërkombëtarëve.

https://p.dw.com/p/1BGI8
Fotografi: AFP/Getty Images

Në Siri regjimi i presidentit Baschar al-Assad sipas të dhënave të SHBA-së mban në arrest shumë familjarë të përfaqësuesve të opozitës që kishin marrë pjesë në bisedimet për paqe në Gjenevë. Po ashtu vetë delegatët janë cilësuar si terroristë dhe iu është konfiskuar pasuria e tyre, bëri të ditur zedhënësja e Ministrisë së Jashtme, Jen Psaki në Uashington. Ajo u kërkoi qeverisë në Damaskë lirimin e menjëhershëm të të burgosurve. Raundi i dytë i bisedimeve në Gjenevë që u zhvillua më 15 shkurt përfundoi pa sukses. Të dyja palët nuk mundën të bien dakord për një raund tjetër për vazhdimin e bisedimeve. Perëndimi bëri udhëheqjen siriane si fajtor për bllokimin e negociatave mes palëve.

Ndërkohë forcat e qeverisë siriane i zunë pritë një numri të madh rebelësh islamikë në rrethinat e kryeqytetit Damask, duke vrarë dhjetëra prej tyre. Sipas mediave shtetërore sirine, të paktën 175 kryengritës mbetën të vrarë. Zona e Ghoutës Lindore, pranë Damaskut, është një bastion i kryengritësve dhe vendi ku një vit më parë u regjistrua sulmi me gaz sarin. Lufta cvile që ka përfshirë vendin qysh prej marsit të vitit 2011 ka shënuar të paktën 140 mijë të vdekur dhe miliona të larguar nga vendbanimet e tyre.