1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mbrojtja e klimës dhe ruajtja e larmisë së florës dhe faunës

VFB28 Maj 2008

Në Bon po zhvillon punimet konferenca ndërkombëtare për ruajtjen e biodiversitetit. Kjo temë gjen jehonë në shtypin gjerman të ditës.

https://p.dw.com/p/E7vZ
Fotografi: AP

Gazeta "Nürnberger Nachrichten" komenton duke tërhequr vëmendjen pë rmosndërgjegjësimin e njeriut për rëndësinë e rujatjes së natyrës: "Në përgjithësi kjo konferencë tregon sërish, se njeriu nuk do ta pranojë, se sa shumë e dëmton ai veten në perspektivë afatgjatë, nëse asgjëson llojet, apo bën sehir kur ato zhduken. Mbrojtja e klimës dhe ruajtja e biodiversitetit janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën. Pasojat duken shumë të largëta dhe presioni i vuajtjes prej tyre jo aq i madh. Madje as shifrat mëse të qarta, pra gjuha që kuptohet më mirë në kabinetet e drejtuesve, nuk kanë bërë efekt."


Kancelarja Angela Merkel në hapje të konferencës deklaroi se Gjermania do të verë në dispozicion për mbrojtjes së natyrës një gjysmë miliardë euro shtesë. Pikërisht kësaj deklarate i referohet komentatori i gazetës "Tageszeitung": "Një sinjal i qartë pritej nga kancelarja Merkel në konferencën e OKB-së, dhe ajo e dha këtë sinjal. Deri në vitin 2013 fondi financiar për mbrojtjen e natyrës në nivel ndërkombëtar do të rritet me gati gjysmë miliardë euro, kjo është një kuotë shumë më e lartë nga sa pritej. Me këtë shumë mund të ndryshojë diçka realisht. Gjermania me këtë ia kalon edhe Norvegjisë, që deri më sot ka qenë paraprijëse kundrejt shteteve të tjera, të cilat ndodhen nën presion për të lëvruar fonde. Qeveria gjermane ka reguar pozitivisht edhe përtej konferencës së Bonit. Ministri i mjedisit si drejtues i senacës përpiqet seriozisht që bisedimet të kenë sukses pavarësisht se zhvillohen në kushte të vështira. Kancelarja Merkel po dëshmon një angazhim të besueshëm si për mbrojtjen e klimës ashtu edhe për shumëllojshmërinë."


Për "Neue Westfälische" po aq i rëndësishëm sa sinjali i kancelares është edhe angazhimi i ministrit të mjedisit për rezultate konkrete: "Ministri socialdemokrat ka po aq të drejtë sa ç´është i respektueshëm edhe sinjali i kancelares. Megjithatë tani duhet të pasojnë hapat konkrete të shteteve të tjera. Mbrojtja e biodiversitetit nuk është qëllim në vetvete, por ruajtja e natyrës si p.sh pyjet tropikale kanë rëndësi qendrore edhe për zhvillimin ekonomik në glob."