1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Me dashuri për ndryshime

Franziska Drewes 5 Korrik 2008

Shpesh atij i mbeten vetëm disa minuta për të hequr çizmet dhe rrobat e punës dhe për të veshur këpucët dhe kostumin. Michael Constien është bujk por edhe hotelier. Zemra e tij rreh për Mecklenburg-Vorpommern.

https://p.dw.com/p/EK7X

Është herët në mëngjes në fshatin Jyrgenshagen (Jürgenshagen) të Vorpomernit. Dielli është duke dalë. Një muuuuuuh e thellë dëgjohet nga stalla. Njërës prej lopëve i kanë filluar dhimbjet e lindjes. Viçi i saj ka nxjerrë njërën këmbë. Mihael Constjen (Michael Constien) ulet në gjunjë në kashtë. Ai tërheq me kujdes viçin dhe ndihmon kështu që lopa të pjellë. Zgjat një orë të tërë deri sa viçi sheh dritën e diellit.

Një bujk edhe hotelier nga Mecklenburg-Vorpommern prodhon qumësht
Një bujk edhe hotelier nga Mecklenburg-Vorpommern prodhon qumështFotografi: Franziska Drewes

Bujk prej pasionit

Ferma e Mihael Constjenit ka 40 të punësuar dhe është e rrethuar nga fusha me drithra dhe foragjere. Në to ushqehen lopët me pulla bardhë e zi dhe viçat e tyre. Bujku Constjen ka rreth 1500 lopë dhe gjedhë. Ai shkon sa herë të jetë e mundur në stallën e lopëve.

Ora është shtatë. Çdo ditë në këtë orë ai shkon me bidonat për të marrë qumështin. Sot është prodhuar 8000 litra. Mihael Constjen është i kënaqur dhe futet më çizmet e zeza në zyrë. Jakën e xhaketës jeshile e ka ngritur lartë. Është ftohtë këtë mëngjes. Kamioni transporton qumështin për në Varen (Waren) në Myric (Müritz), në një nga gjashtë baxhot në Mecklenburg-Vorpommern. Edhe mishi i gjedhëve të tij, drithrat, foragjeret dhe kallam sheqeri përpunohen në fabrikat e këtij landi. Mihael Constjen preferon rrugët e shkurtra të transportit. Kjo është më ekologjike, thotë ai, dhe ndihmon ekonominë rajonale.

Me dashuri për ndryshime - Michael Constien
Me dashuri për ndryshime - Michael ConstienFotografi: Franziska Drewes

Tourizmi si aktivitet i dytë

Përkrah kultivimit të tokave dhe shtimit të mishit, Mecklenburg-Vorpommern kërkon të rrisë edhe turizmin. Kështu bën edhe Mihael Constjeni, i cili ka hapur një hotel fshati në komunën e Penzinit, pak kilometra larg fermës së tij.

Këtu ai fton turistët të kalojnë mbërmje tipike gjermane, organizon festa familjare ose dasma. Shpesh ndodh që 54 vjeçari të shërbëje vetë pas banakut.

Portret i një lope
Portret i një lopeFotografi: Franziska Drewes

Natyrë sa të të zënë sytë

Nëse nuk ndodhet në stallë ose prapa banakut, atëherë ai del për gjueti pas drerëve ose derrave të egër. Gjuetia është pasioni i tij i tretë. Mecklenburg-Vorpommern është për sytë e tij rajoni më interesant për gjueti në Gjermani. Jo vetëm sepse këtu ka shumë lloje kafshësh, por edhe për shkak të natyrës së veçantë. Këtu ndodhen të gjitha për të apasionuarit e natyrës, kodrat, lumejtë, liqenjtë.

Vend pushimesh në Mecklenburg-Vorpommern
Vend pushimesh në Mecklenburg-VorpommernFotografi: Franziska Drewes

Rruga e qumështit në Meck-Pomm

Mihael Constjen është një shpirt i trazuar dhe shumë i angazhuar, por edhe i këndshëm dhe me humor. Ai këndon në korrin e kishës, është zëvenëskryetar bashkie i komunës së Jyrgenshagenit dhe bashkëthemelues i Rrugës së qumështit. Në këtë rrugë turistike njeriu kalon nëpër fshatra idilike, me kishat që duken që larg, me muzeumin agrar dhe atë etnografik dhe natyrisht edhe me fermat e reja moderne. Ferma e tij bën pjesë në të.

Mecklenburg-Vorpommern është për Mihael Constjen landi më i bukur i 16 landeve federative të Gjermanisë: "Kur ka krijuar këtë vend, Zoti ka dhënë çka pasur të mundur", thotë ai dhe qesh.