1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mediat EJL: vështirësi me korrupsionin

8 Mars 2013

Në vendet ish-komuniste të Evropës mediat kanë qenë nën kontrollin e partisë. Nga presioni i shkaktuar nga demokracia gjendja ka ndryshuar. Megjithatë, është vështirë të thuhet se çfarë po ndodh me mediat në këtë rajon.

https://p.dw.com/p/17tW2
Fotografi: DW

Pas rastit që u raportua në televizionin bullgar TV 7, kur ish-Kryeministri bullgar Boiko Borisov dërgoi mesazhe për redaktorët dhe gazetarët, në lidhje me temat për të cilat duhet të raportohej, gazetarja Luba Kulezić shprehet për mediat e tjera se histori të tilla, në të cilat qendra të ndryshme të pushtetit ndikojnë në media, nuk janë të rralla në vendet e Evropës Lindore.  

“Presioni ndaj gazetarëve bëhet nga partitë politike”, është e sigurt Elvira Jukic-Mujkic, gazetare e rrjetit ballkanik për gazetari hulumtuese nga Bosnje dhe Hercegovina. "Nganjëherë ndodh që politikanët t'i thërrasin redaktorët njëzet herë në telefon gjatë ditës, duke kërkuar nga këta që diçka të publikohet apo të mos publikohet", tregon Valentina Nesic nga agjensia e lajmeve Beta. Kërkesa të tilla rrallë herë adresohen direkt tek gazetarët. Nesici shpjegon se pastaj udhëzimet vijnë nga redaksia, në formë të përmirësimeve dukë thënë : "Ne nuk jemi interesuar për këtë apo atë çështje."

Pra, politikanët, që zgjidhen, caktojnë se kush do të jetë në krye të medias, dhe pastaj u japin atyre udhëzimet se për se do të raportojnë. "Konkretisht, për shembull, situata në Federatën e Bosnjës dhe Hercegovinës është e tillë që krahas me ndryshimin e qeverisë, ndryshohen edhe drejtorët në televizione, pavarësisht a është e nevojshme kjo apo jo", thotë Jukiç-Mujkic. "Në qoftë se kjo çështje do të ishte ndryshuar në Republikën e Qeverisë Serbe ndoshta do ta kishte ndryshuar menaxhimin e shërbimit publik."

Deri pak muaj më parë, politikanët e koalicionit qeveritar kishin në pronësi pothuajse të gjitha mediat më me ndikim në Maqedoni. Në disa prej tyre, nën presionin e Bashkimit Evropian, struktura e pronësisë është ndryshuar. Megjithatë, presioni mbetet i lartë, sipas gazetarës Mary Sevrieva: "Mrketingu më i madh vjen nga qeveria. Qeveria u paguan një shumë të lartë të mediave që të transmetojnë reklamat e tyre dhe prandaj mund të thuhet se shumat më të larta të të hollave vijnë nga qeveria.”

Presion indirekt i politikanëve

Por nuk janë vetëm qeveritë ato që ndikojnë dhe u diktojnë mediave se çfarë do të publikohet. "Shumica e pronarëve të medias janë biznesmenë, por ata kanë një interes politik", tregon Roxana, gazetare në gazetën ekonomike rumune "finanćijal Zero".

Ngjashëm është edhe situata në Shqipëri, ku një numër i madh i pronarëve të kompanive të ndërtimit kanë gazetat e tyre dhe Televizionit, si dhe politikanët, nga të cilët gëzojnë mbështetje. “Ata i mbështesin në mediat e tyre për të marrë një leje ndërtimi, një tender ose për të kryer më lehtë një shërbim", shpjegon gazetari shqiptar Fatjon Kodra. "Nga ana tjetër, ekzistojnë media, gazeta apo televizione, të cilat mbështesin opozitën dhe që shpresojnë se opozita do të vijnë në pushtet, dhe kështu ata do të shpërblehen për mbështetjen e tyre."

Paraja përcakton mbështetjen

Dhe kur nuk janë vetë në gjendje që të “bëjnë” media, udhëheqësit e biznesit përcaktojnë se çfarë do të raportohet. Gazetari britanik Richard Mears nga Fondacioni "Thomson Reuters" shpjegon se një gazetar i kishte treguar se si një gazetë kishte humbur mbështetësit e saj më më ndikim, pasi kishte hulumtuar rastet e tenderëve”. “Shumë gazetarë ndalohen nga shefat e tyre, duke qenë të kontrolluar në lidhje me ngjarjet që lejohen t'i publikojnë."

Gazetarja nga Ljubljana, Lana Dakiç thotë se e njëjta gjë është edhe në Slloveni: “Sidomos në sektorin e energjisë, hasim në një lobing të madh”. Gjithashtu pritet që presionet ndaj gazetarëve në këtë sektor të rriten, pasi Sllovenija do të ndërtojë një hidrocentral. Gjithsesi, Sllovenia është e 35-ta më radhë në listën e "Reporterëve pa Kufij" për lirinë e medias dhe në vendin më të mirë të renditur në Evropën Juglindore.

Në periudhën komuniste, në të gjitha këto vende, mediat kanë qenë nën kontrollin e drejtpërdrejtë të partisë, dhe në një farë mënyre gazetaret janë mësuar me presionin politik, thotë lektori Mirs. Demokracia, kapitalizmi i prerë dhe ndikimi i kompanive kanë çuar në një zhvendosje të qendrës, dhe nga ky presion është shëndërruar “politika në biznes”. Është e vështirë të thuash se cila është më e keqe. Ndoshta, si vende që janë në zhvillim, sidomos sfera e marketingut përdoret për qëllime politike. Por në shumë vende problemi qendron në faktin së shumë shpesh politikanët dhe biznesmenët janë të njëjtët persona, kështu që kjo përbën një problem më vete”, thotë Mirs.

Ndërhyrjet politike në media janë të zakonshme
Ndërhyrjet politike në media janë të zakonshmeFotografi: picture-alliance/JOKER

„Duke shtypur veten“

Goran Milic ishte në periudhën e komunizmit në ish-Jugosllavi gazetar dhe redaktor. Ai ka 43 vite që punon në media. Tani është redaktor i Al Xhazira Ballkan. "Gazetarët duhet të bëjnë presion, sepse ata e dinë se çfarë do të lexojë publiku. Ju e dini se çfarë do të ndodhte kur raportonit në vitet  pesëdhjetë: “Të kesh turp, tradhëtar, ti shkruan kundër kroatëve, ti shkruan kundër serbëve ... Çfarë thoni, me kosovarët? Të negociohet? Pra, nëna juaj është duke negociuar me kosovarët”. Miliçi argumenton se gazetarët duhet të bëjnë një presion me të madh mbi qendrat e pushtetit, dhe se në fakt presioni i vërtetë vjen krejtësisht nga një anë tjetër. “Pra, çfarë po bëni?”

"Fakt është që ekziston një vetëcensurë, por unë nuk mendoj se është aq e madhe," thotë Mahir Šahinović, i cili studion rastet e korrupsionit për Qendrën për Gazetari Hulumtuese në Bosnjë dhe Hercegovinë. "Unë mendoj se gazetarët nuk mund të punojnë më shumë, dhe kur punojnë në media të tilla ata heqin dorë nga puna, thjesht duke e ditur se ngjarja e tyre nuk do të kalojë deri tek publiku"

Në shumicën e shteteve të Ballkanit, raportimin mbi korrupsionin është i mundur vetëm nëse gazetarët shkruajnë në media që i përkasin mendimit të kundërt politik. "Nëse ju jeni në anën e opozitës, mund të flisni për korrupsion. Nëse jeni në një gazetë të kontrolluar nga partia që ka shumicën, atëherë nuk ka mundësi të shkruani në lidhje me këtë çështje”, thotë me bindje Fatjon Kodra, gazetar shqiptar në gazetën "Integrimi”.

Kriza e presionit

Gazetarët nën presion gjatë punës në ndonjë prej vendeve të Ballkanit shpresojnë se gjërat do të përmirësohen pas hyrjes në Bashkimin Europian. Roksana, thotë se kjo gjë ndodhi në Rumani, por jo për shumë kohë: "Situata është e keqe për gazetarët, më e keqe se ajo që ishte para se të hyjnë në Bashkimin Evropian – por, për shkak të krizës, e jo prej politikanëve." Ajo shpjegon se gazetarët kanë frikë të humbasin punën, kështu që zgjedhi´n me kujdes se për çfarë do të raportojnë.

CvetanVasiliv, është një afarist i diskutueshëm bullgar, pronar i dy gazetave, tetë stacioneve televizive dhe në marrëdhënie të mira me ish-Kryeministrin. “Ekzistojnë media të zotëruara nga një tjetër biznesmen, i cili është një personalitet më pak i diskutueshëm në shoqëri. Por këta tani janë në vështirësi për shkak të padive për raportimin mbi bizneset e tyre, duke luftuar kështu në fakt njëri-tjetrin”,  thotë gazetari bullgar Philip Lipev.

Në Maqedoni disa media, megjithë faktin që nuk janë në pronësi të anëtarëve të koalicionit qeveritar, nuk mund të shkruajnë rreth problemeve të korrupsionit. Gazetarja e pavarur, Marija Sevrieva e shpjegon kështu situatën në Shkup : “Ne kemi ligje shumë të rrepta kundër shpifjes dhe mashtrimit: kryesuesit e mediave thonë me sinqeritetin më të lartë: Ne nuk kemi shumë para për t'u zvarritur nëpër gjykata, duhet të dorëzohemi. E dimë se kjo nuk është profesionale, por nuk mund të mbijetojmë në treg, në qoftë se trajtojmë temën e korrupsionit". Maqedonia zë vendin e 116-të në listën e gazetarëve pa kufi. Vendet e Evropës Juglindore radhitën në vendet e fundit për lirinë e medias.

Autor: Ana Bogavac/ Valmira Dobraj

Redaktoi: Auron Dodi