1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

180511 Russland 2 NATO US-Raketenschild

18 Maj 2011

Presidenti i Rusisë Dmitri Medwedew, sërish nuk ka dashur të shprehet për kandidimin e tij të mundshme për zgjedhjet presidenciale të cilat planifikohen të mbahen në pranverën e vitit 2012 në Rusi.

https://p.dw.com/p/11IwM
Medwedjew dhe Putin
Medwedjew dhe PutinFotografi: AP

"Kur të piqet koha për marrjen e vendimit unë do të publikojë atë", tha Medwedew, i pyetur për një kandidturë të re për postin e presidentit. Ai ka shfrytëzuar sërish rastin që të japë deklarata, të cilat mund të vlerësohen si goditje me spont ndaj kryeministrit, Vladimir Putin. Putini, i cili nga viti 2000 deri në vitin 2008 ka qenë president i Rusisë dhe nuk ka hequr dorë ende nga ambiciet për tu rikthyer në postin e vjetër, konsiderohet edhe më tej si njeriu më me pushtet në Rusi.

Presidenti Medwedew, kërkoi përshpejtimin e modernizimit të vendit

Ndryshimet mund të bëhen më shpejt se mendon Putini. Modernizimi synon që Rusia të pakësojë varësinë e saj nga nafta dhe gazi natyror. "Modernizimi duhet të vazhdojë në të gjitha drejtimet... A kemi arritur deri tani diçka të jashtëzakonshme? Jo. Kjo duhet të na vë në lëvizje mua dhe kolegët e mi në qeveri që të punojmë pandërprerë ditë e natë dhe të përpiqemi që të ndryshojmë jetën në vendin tonë", tha Medwedew.

Po ashtu edhe në rrafshin e politikës së jashtme Medwedew, u përpoq të demonstrojë fuqinë e tij. Në qoftë se me palën amerikane nuk do të arrihet një marrëveshje për mbrojtjen antiraketore atëherë ai do të ndërmarrë kundërmasa. Në rast se qeveria amerikane e vazhdon këtë projekt pa miratimin e Moskës, atëherë kërcënohemi nga rreziku i kthimit në kohën e "Luftës së Ftohtë", theksoi shefi i Kremlinit.

Russian President Dmitry Medvedev speaks during a news conference at a bussiness school in Skolkovo, outside Moscow, Russia, on Wednesday, May 18, 2011. Medvedev says he will decide whether to seek a second term when the election comes closer.(AP Photo/Ivan Sekretarev)
NO FLASH Dmitri Medwedew in Russland Moskau Skolkovo bei seiner PressekonferenzFotografi: AP

Ky do të ishte skenar i keq

"Marrëdhëniet e Rusisë me Naton aktualisht nuk janë të këqija. Dhe kështu është mirë për të dyja palët. Unë jam i kënaqur me rezultatet e samitit të fundit Rusi-Nato, që zhvilloi punimet në Lisbonë. Ne kemi rënë dakord që të bashkëpunojmë në fushat e rëndësishme strategjike si Afganistani, luftimi i terrorizmit dhe luftimi i tregtisë së drogës. Por ekziston edhe një temë tjetër për të cilën duhet të diskutojmë në hollësi. Përndryshe gjithçka do të marrë një drejtim të keq. Bëhet fjalë për sistemin antiraketor. Unë shpresoj, që pyetjet të cilat ne i kemi drejtuar mikut tim, presidentit amerikan Barack Obama do të marrin përgjigje dhe ne do të përpunojmë një model bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes antirakatore. Ndryshe, ne do të jemi të detyruar edhe pse jo me dëshirë që të ndërmarrim kundërmasa. E kam fjalën për një zhvillim më të fuqishëm të potencialit sulmues bërthamor. Ky do të ishte një skenar i keq, i cili do të na kthente në kohën e Luftës së Ftohtë."

Edhe sa i përket çështjes së manjatit të naftës Michail Chodorkowski, kreu i Kremlinit u distancua nga kryeministri Putin. Nga një lirim i ish ndustralistit të arrestuar në vitin 2003 nuk ekziston asnjë rrezik për shoqërinë, tha ai. Putini, nga ana tjetër e ka quajtur Chodorkowskin cub, duke e krahasuar me gangsterin amerikan Al Capone.

Autor: Miroslaw Jablonski/ Esat Ahmeti

Redaktoi: Aida Cama