1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Melamin shfaqet edhe në qumështin e frekët

Kerstin Lohse 19 Shtator 2008

Skandali i ushqimit të foshnjave në Kinë nuk di të marrë fund. Jo vetëm pluhuri i qumështit por edhe qumështi i freskët duhet të jenë të dëmtuara me lëndën kimike Melamin.

https://p.dw.com/p/FLJ0
Dy vajza të vogla duke pirë qumësht, Provinca Guangdong - 17 shtator 2008
Dy vajza të vogla duke pirë qumësht, Provinca Guangdong - 17 shtator 2008Fotografi: AP

Skandali i ushqimit të fëmijëve në Kinë po zgjerohet dhe atij nuk i duket fundit. Tani zyra e kontrollit shtetëror të produkteve ushqimore ka pranuar, se jo vetëm qumështi pluhur, por pjesërisht edhe qumështi i freskët ka patur në përbërjen e tij lëndën e rrezikshme kimike melamin.

Konsumatorë kërkojnë të kthejnë qumështin në firmën e prodhimit Sanlu Group Co. - Shijiazhuang, 18 shtator
Konsumatorë kërkojnë të kthejnë qumështin në firmën e prodhimit Sanlu Group Co. - Shijiazhuang, 18 shtatorFotografi: AP

Para spitalit të fëmijëve në Shangai në Beijing Road ka shumë prindër me bebe dhe fëmijë të vegjël. Rradha është bërë shumë më e shkurtër se sa para disa ditësh, por prindërit duhet të presin katër orë për të bërë një ultrashal. Drejtuesit e klinikës kanë vënë në dispozicion një pjesë të ndërtesës, që një ekip mjekësh specialistë të vizitojë fëmijët. Qeveria e qytetit të Shangait kërkoi dje nga të gjithë prindërit e fëmijëve nën moshën tre vjeçare, që të kontrollojnë se qumështin e cilës markë përdorin.

Duke hequr produktet nga tregu
Duke hequr produktet nga tregu, Hong KongFotografi: AP

Prandaj edhe Zhau Xin ka ardhur nga provinca fqinje Zhejiang me djalin e tij 21 muajsh, të cilin e ka ushqyer prej dhjetorit me qumësht pluhur të markës "Sanlu". "Djali është akoma shumë i vogël. Ne nuk dinim asgjë. Sikur të mos kishin dalë lajmet, ku ta dish, se për sa kohë do të vazhdoja ta ushqeja akoma ashtu. Fëmija im qan shumë çdo natë, kur e bën në shtrat. Ne nuk e kemi ditur kurrë përse dhe mendonim se është normale."

Spitali në Shijiazhuang, 18 shtator 2008. 6200 bebe janë sëmurë ng.a qumështi me melaninë.
Spitali në Shijiazhuang, 18 shtator 2008. 6200 bebe janë sëmurë nga qumështi me melaninë.Fotografi: AP

Në Shijiazhuang në provincën Hebei protestuan të premten (19.9.) qindra prindër para qëndrës së ndërmarrjes së prodhimit të qumështit "Sanlu" dhe kërkuan çdëmtim. Edhe familja Zhao nga Zhejiang kërkoi nga firma kompensim. "Burri im ka marrë me siguri 20 herë në telefon atje dhe ka debatuar me ta. Ata thonin, që ne mund t´i kthejmë produktet. Po ku t´i gjej unë tani faturat e vjetra. Unë nuk kam menduar, se qumështi pluhur do të kishte ndonjë problem dhe i kam hedhur të gjitha faturat."

Siç u bë e ditur të premten (19.9.), jo vetëm qumështi pluhur, por edhe qumështi i freskët është i dëmtuar me melamin. Këtë e pranoi zyra shtetërore e kontrollit të produkteve ushqimore. Kështu inspektoret në së paku 10 produkte të kontrolluara prej tyre kanë mundur të dëshmojnë lëndën e rrezikshme kimike. Të prekura janë ndër të tjera ndërmarrjet e mëdha të përpunimit të qumështit në vend: "Mengniu", "Yili" dhe "Bright".

Wang Jing, që ka ardhur në spital me mbesën 17 muajshe, do ta ushqejë atë në të ardhmen vetëm me oriz. Ajo nuk u beson më produkteve të qumështit, as si produkte importi. "Mua nuk më duket e rregullt, se si ka vepruar qeveria në këtë rast. Fjala është vetëm për fëmijë të vegjël, që nuk mund të tregojnë se nuk ndjehen mirë. Kontrollet duhet të jenë më të rrepta. Dhe jo atëherë kur puna ka përfunduar. Unë jam shumë i indinuar. Qeveria duhet të bëjë më shumë për të garantuar sigurinë e produkteve ushqimore."

Bebe e sëmurë nga qumështi me melaninë - Ziyang - 13 shtator 2008
Bebe e sëmurë nga qumështi me melaninë - Ziyang - 13 shtator 2008Fotografi: AP

Në provincën Hebei policia arrestoi të enjten (18.8) 12 vetë të tjerë, të cilët i vë në lidhje me skandalin e qumështit pluhur. Gjashtë prej tyre duhet të kenë shitur në sasi të mëdha melamin tek prodhuesit e qumështit.

Deri tani ministria kineze e shëndetësisë nuk i ka ngritur shifrat e fëmijëve të sëmurur me gurë në veshka. Vëzhguesit supozojnë se janë bërë të ditura shumë më tepër raste se sa shifra 6244 e njoftuar të mërkurën.

Në Hongkong zyra e kontrollit të produkteve ushqimore tërhoqi qumështin, kosin, dhe prodhime të tjera të sipërmarrjes "Yili", pasi në shumë prova ishte dëshmuar përmbajtja e melaminës. Rrjeti i supermarketeve "Park'n'Shop" i largoi të gjitha produktet e ndërmarrjeve kineze të prodhimit të qumështit. Në Kinë nga ana tjetër këto artikuj vazhdojnë të shiten.