1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Melinda Nadj Abonji fituese e Çmimit gjerman të librit

6 Tetor 2010

Shkrimtarja e lindur në Vojvodinë Melinda Nadj Abonji rrëfen për historinë e saj prekëse në mërgim dhe mallin për vendlindje.

https://p.dw.com/p/PVuT
Në foto, Melinda Nadj Abonji
Në foto, Melinda Nadj AbonjiFotografi: picture-alliance/dpa

"Mendoja se po binte shi. Por jo ata ishin lotët e syve të mi." Këto vargje të një kënge hungareze i kujtohen spontanisht Melinda Nadj Abonjit gjatë fjalimit të saj falendërues për Çmimin gjerman të librit të hënën në mbrëmje (4.10.) në Frankfurt. Kjo këngë më ka pëlqyr qëkur isha fëmijë, sqaron Abonji. Romani i saj është poashtu një homazh për gjyshen e saj hungareze tek e cila ka kaluar vitet e para të jetës. E lindur në Vojvodinë në vitin 1968, një krahinë serbe me shumicë hungareze, Melinda Abonji në vitin 1974 bashkë me prindërit emigron në Zvicër.

"Për ne ky ishte një zbulim i një zëri, i një autoreje të cilën nuk e njihnim më parë. Ajo përdor një gjuhë poetike e cila është njëkohësisht edhe politike. Dhe kjo është ajo çfarë e bën të mrekullueshëm këtë libër, fakti që pjesa politike është e lidhur ngushtë me atë private", u shpreh zëdhënsja u jurisë Julia Encke.

Të rritesh në dhe të huaj

Shkrimtarja tani në moshë 42 vjeçare ndan fatin e njëjtë me Ildikon, personazhin kryesor të romanit të saj e cila rrëfen se si familja Kocsis i kthen shpinën Jugosllavisë socialiste të Titos, për t'u vendosur në një fshat zvicerian. Me ngulm të madh prindërit punojnë në kafenenë e tyre për të siguruar jetesën e dy vajzave dhe për tu pranuar nga banorët vendas. Ata përshtaten shumë mirë, japin testin për nënshtesinë, ata tani janë zvicerianë: një në shikim të parë një integrim i suksesshëm. Por megjithatë familja Kocsis mbetet për vendorët "ata nga Ballkani". Kur një prej 'mysafirëve' i përlyen me qëllim nevojtoren me baltë, Idilko vendos t'i jap fund të qenurit miqësor me çdo çmim vetëm për shkak se është e detyruar gjatë shërbimit të saj. Ajo shkon në qytet të madh dhe fillon pa siguri por e vetëdijshme jetën e saj të pavarur...

Logo e Çmimit gjerman të librit 2010
Logo e Çmimit gjerman të librit 2010

Me Çmimin gjerman të librit i cili jepet qysh prej vitit 2005, një natë para hapjes së panairit ndërkombëtar të librit në Frankfurt nderohet romani më i mirë vitit në gjuhën gjermane. Ky çmim duhet të kontribuojë në literaturën gjermane dhe para së gjithash ta bëjë atë të njohur jashtë vendit. Se ai ndërkohë është kthyer në institucion u dëshmua më së miri me praninë e numrit të kamerave televizive gjatë ndarjes së çmimit.

Gjuha si vendlindja

Romani i Nadj Abonjis "Tauben fliegen auf" - "Pëllumbat fluturojnë lart" flet për historinë e re evropiane, mjerimin socialist, luftën dhe pakicën hungareze në Serbi. Por para së gjithash ai përshkruan jetën në disa kultura, tregon për konfuzionin që të përfshin. Kështu gjatë largimit nga vendlindja Idilkos i bie në sy se qyteti i saj i lindjes është shkruar tre herë në të njëjtën tabelë të rrugës: në gjuhën serbokroate, me shkronja cirilike dhe në gjuhën hungareze.

"Kur kam ardhur në Zvicër nuk e dija gjermanishten. Dhe kjo është besoj një nga kujtimet e mia të para të thella. Pra pamundësia për të folur dhe për tu kuptuar", sqaron Abonji.

Autor: Gabriela Schaaf / Esat Ahmeti
Redaktor: Bahri Cani