1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Meritat historike të "Të Gjelbërve" nuk mund të reduktohen

11 Janar 2010

Partia ekologjisite gjermane "Të gjelbrit" në jubileun e 30 vjetorit

https://p.dw.com/p/LQJQ
Rinia e gjelbër kunder energjisë atomikeFotografi: flickr / BÜNDNIS 90/DIE GRÜNEN

Gazeta "Badische neuste Nachrichten" komenton:

"Sot është më e rëndësishme se kurrë ndonjëherë një politikë konseguente, ashtu si e kërkonin dikur kundërshtarët e centraleve bërthamore, aktivistët e paqes dhe aktivistët e tjerë, që vepronin me bindje dhe që sot të gjithë së bashku janë pjesë integrale e "Të Gjelbërve". Atëhere bëhej fjalë më shumë për mënyrën, sesi të silleshim me ambjentin tonë dhe resurset tona. Sot na detyron jo vetëm kriza financiare drejt një politike ekonomike dhe financiare konseguente në këtë fushë, por partia e vazhdimësisë është tashmë e ngurtë në veprim."


Gazeta "StaubingerTagblat/Landshuter Zeitung" vëren:


"Partia e dikurshme kundër partive është kthyer me kalimin e viteve në një parti krejt normale, si në kuptimin e mirë ashtu edhe të keq. "Të Gjelbrit" nuk kanë më as monopolin e opozitës dhe as të drejtën për të kërkuar e vetme një sjellje korrekte ndaj mjedisit. Megjithatë meritat e saj historike nuk mund të reduktohen, madje përkundrazi. Themelimi i partisë "Të Gjelbrit" i ka ndryshuar partitë e tjera më shumë, sesa ata do të ishin gati ta pranonin. Nga ana tjetër edhe "Të Gjelbrit" kanë lëvizur drejt konkurrentëve të tyre. Ata kanë arritur të poziconohen në qendër të shoqërisë edhe pse shumë vetë, sidomos miq të partisë, nuk janë të kënaqur kur dëgjojnë një konstatim të tillë."

Autor: Vilma Filaj-Ballvora

Redaktoi: Angjelina Verbica