1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Merkel dhe Rice: Njohja i bie ndesh së drejtës ndërkombëtare

26 Gusht 2008

Kancelarja shprehet gjatë një vizite në Estoni, ish-republikë sovjetike

https://p.dw.com/p/F5BW
Kancelarja gjermane Angela Merkel duke folur në Talin të Estonisë.Fotografi: AP

Me gjithë paralajmërimet e Perëndimit Rusia i njohu provincat gjeorgjiane të Osetisë Jugore dhe të Abkazisë.


Kancelarja gjermane Angela Merkel e ka cilësuar njohjen e Osetisë Jugore dhe të Abkazisë nga presidenti rus Dmitri Medvedev si në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe "absolutisht të papranueshme". "Mendoj, se i gjithë Bashkimi Evropian do të shprehet në të njëjtën mënyrë", tha ajo gjatë një fjalimi në kryeqytetin estonez Talin.



Ministrja e jashtme amerikane Condoleezza Rice bëri fjalë për një vendim të Rusisë për të ardhur keq:


"Synimi i Rusisë për të njohur dy rajone që kanë qenë në konflikt dhe i përkasin ndërkombëtarisht qartë në shumë rezoluta të Kombeve të Bashkuara kufijve të Gjeorgjisë është për të ardhur keq. Kuptohet, kjo e vë Rusinë në kundërshtim me një sërë rezolutash të OKB-së, pjesë e të cilave ajo është si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit, si anëtare e OKB-së, dhe më e tmerrshmja, si anëtare e P5-ës."