1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Merkel: Ekuilibrim i kujdesshëm mes lirisë dhe sigurisë

dpa/dw/mck19 Korrik 2013

Në një konferencë për shtyp zhvilluar në Berlin Kancelarja gjermane Angela Merkel foli për aktivitetet e shërbimit sekret amerikan.

https://p.dw.com/p/19AtM
Fotografi: Reuters

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka premtuar sqarime lidhur më të dhënat mbi përgjimin e qytetarëve gjermane nga shërbimi sekret amerikan NSA. Ata kanë monitoruar të dhëna të ndryshme dhe kanë hulumtuar po ashtu edhe përmes njoftimeve të shtypit, tha kryetarja e Unionit Kristiandemokrat, CDU në një konferencë për shtyp zhvilluar në Berlin. Hollësitë për këtë po vazhdojnë ende.

E nevojshme është një ekuilibrim i kujdesshëm mes lirisë dhe sigurisë. Gjermania nuk është shtet policor, Gjermania është një vend i lirisë, theksoi Merkel.

Në lidhje me aktivitetet e shërbimit sekret amerikan, kancelarja theksoi se në tokën gjermane ata duhet t'i përmbahen ligjit gjerman. Nëse kjo nuk do të jetë rastësi, atëherë duhet të punohet për të ardhmen për të qenë më të sigurtë.

Merkel bëri të ditur për një katalog me tetë pika me masa për përmirësimin e mbrojtjes së të dhënave.