1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Merkel në prag të vizitës së saj në Ballkan

AV (dpa, afp)4 Korrik 2015

Një një mesazh në prag të vizitës së saj në Ballkan Merkel thotë fjalë inkurajuese, por vendos edhe kushte. Shqipëria ka ende shumë probleme.

https://p.dw.com/p/1Fsmy
Fotografi: Reuters

Kancelarja gjermane Angela Merkel (CDU) e sheh perspektivën e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. «Megjithë vështirësitë, që ende kemi, ka përparime», tha Merkel katër ditë para udhëtimit të saj dyditor për në Shqipëri, Serbi dhe Bosnjë-Hercegovinë në një mesazh të shkurtër në video. Vetëm perspektiva e pranimit mund të sjellë zgjidhjen e konflikteve mes vendeve të rajonit.

Shqipëria ka ende shumë për të bërë

Edhe Shqipëria ka ende shumë për të bërë, por gjithsesi vendi ka statusin e vendit kandidat për BE. "Në përgjithësi mund të thuhet se kemi bërë progres, por ka akoma shumë, shumë probleme të mëdha", pohoi Merkel. Kjo gjë mund të thuhet veçanërisht për Bosnjë-Hercegovinën, e cila nuk ka paraqitur ende kërkesën për anëtarësim, për shkak të stanjacionit të situatës politike. Kroacia dhe Sllovenia janë dy shtete të ish Jugosllavisë të anëtarësuar tashmë në BE, "ku gjithçka ecën me shumë sukses", tha Merkel.

Edi Rama dhe Angela Merkel
Edi Rama dhe Angela MerkelFotografi: Reuters

Kusht raportet e Serbisë dhe Kosovës

Me Serbinë janë hapur disa kapituj të bisedimeve për pranim, por jemi akoma në fillimet. Për kancelaren zgjerimi i bisedimeve varet edhe nga përparimet në raportet e Serbisë dhe Kosovës. "Ne përfshijmë këtu edhe masat në lidhje me Kosovën, me qëllim që të dyja palët të përpiqen me të vërtetë për të ecur përpara", theksoi Merkel. "Ka akoma jashtëzakonisht shumë për të bërë, por ka me të vërtetë shenja të kënaqshme. Dhe ne insistojmë që ky proces të përshpejtohet."

Symbolbild Bundesländer rechnen mit mehr Asylbewerbern
Fotografi: Sean Gallup/Getty Images

Fluksi i refugjatëve nga Ballkani

Temë e vizitës së Merkelit do të jetë edhe fluksi i pandërprerë i refugjatëve nga Ballkani për në Gjermani. Kancelarja bëri të ditur se ajo do të prekë edhe gjendjen e vështirë të romëve në Serbi. Serbia ka ndërmarrë një sërë masash, "që zbusin si të thuash diskriminimin e romëve, edhe pse duhet thënë qartë, se ka ende diskriminim."

Merkel mbrojti edhe kategorizimin e Serbisë si shtet të sigurtë origjine. Për këtë flet ndër të tjera fakti, se në Gjermani nuk pranohet gati asnjë kërkesë për azil nga Serbia. Edhe Britania e Madhe, Franca dhe shtete të tjera evropiane e kanë shpallur Serbinë shtet të sigurtë origjine.