1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Merkel: Jo marrëveshje me çdo kusht

PP (dpa, afp)12 Korrik 2015

Kancelarja Merkel: Ka humbur monedha më e rëndësishme, besimi dhe besueshmëria.

https://p.dw.com/p/1FxZR
Fotografi: picture-alliance/dpa/L. Dubrule

Para fillimit të samitit të posaçëm të Eurogrupit për Greqinë kancelarja gjermane Angela Merkel (CDU) theksoi se nuk do të ketë "asnjë marrëveshje me çdo kusht" dhe se bisedimet do të jenë të vështira. Merkel tha se duhet të sigurohet që avantazhet të peshojnë më shumë se disavantazhet - "si për të ardhmen e Greqisë, dhe për Eurozonën si një e tërë dhe për parimet e bashkëpunimit tonë".

Ka humbur monedha më e rëndësishme - besimi

Merkel tha se e di "nervat janë të tendosura" dhe se sipas saj përgjegjësinë e mban qeveria e Athinës. Sipas Merkelit "monedha më e rëndësishme" ka "humbur, dhe kjo është besimi dhe besueshmëria". Prandaj sipas saj "nuk është çudi", që Eurogrupi pavarësisht bisedimeve për orë të tëra nuk do të kërkojë njëzëri hapjen e negociatave me Athinën.

"Ne do të shqyrtojmë nëse ekzitojnë kushtet që të mund të fillojmë negociatat," tha Merkel. Në negociata do të diskutohet për një program të fondit të përhershëm të sigurimit për euron, ESM, për Greqinë, "as më shumë, as më pak." "Nëse kjo do të jetë e mundur, do të shohim."

Eurogrupi
Fotografi: picture-alliance/dpa/O. Hoslet

Shefi i Komisionit të BE-së, Jean-Claude Juncker u shpreh pak më shumë optimist: "Ne do të punojmë deri në milisekondën e fundit për një zgjidhje," tha ai në Bruksel. "Unë ndihem në gjendje të lartë për të luftuar, dhe shpresoj se ne do të gjejmë një zgjidhje."

Presidenti i Francës Hollande ka bërë të ditur se do të angazhohet për mbetjen e Greqisë në Eurozonë. Kancelarja Merkel, presidenti Hollande, kryeministri i Greqisë Tsipras dhe pDonald Tusk i KE, kanë pasur konsultime të ndara dyorëshe. Aktualisht po bisedohet në raundin e gjërë - të gjithë presidentët dhe kryeministrat e vendeve të Eurozonës, të cilët po përpiqen të gjejnë një kompromis. Sidoqoftë dita e sotme vlerësohet si vendimtare për mbetjen e Greqisë në Eurozonë, por edhe për unitetin e Evropës.