1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

050510 Bundestag Finanzhilfe Griechenland

5 Maj 2010

Procedura ligjore për ndihmën e Greqisë nisi në Bundestag me një debat të ashpër. Kancelarja Merkel mbrojti deklaratën qeveritare dhe kushtet e rrepta për aprovimin e paketës së ndihmave. Partitë opozitare e kushtëzuan v

https://p.dw.com/p/NErC
Kancelarja Angela Merkel (CDU) flet para parlamentit, 05.05.2010Fotografi: picture alliance/dpa

Kancelarja gjermane Angela Merkel bëri të qartë në deklaratën e saj qeveritare se gjendja është dramatike.

„Fjala nuk është as më pak e as më shumë se për të ardhmen e Evropës dhe të ardhmen e Gjermanisë në Evropë.“

Paketa e ndihmave për Greqinë është një rast i veçantë në histori, theksoi Merkel duke shtuar:

"Evropa gjendet në udhëkryq."

„Evropa duhet të vendosë, nëse do të vazhdojë rrugën e të së kaluarës. Në këtë rrugë problemet shpesh nuk janë quajtur me emrin e duhur dhe nuk janë trajtuar sa duhet në mënyrë konsekuente. Shumë shpesh është shpresuar se gjërat do të rregullohen disi. Ajo që është menduar mirë, nuk është kryer mirë gjithmonë.“

Konkretisht kancelarja Merkel mendonte me këtë se Greqia është pranuar në zonën e euros megjithë paralajmërimet për gjendjen atje. Ajo nuk e la pa përmendur se kjo ka ndodhur në kohën e qeverisë së socialdemokratëve dhe ekologjistëve. Merkel tha se duhet të angazhohemi për më shumë masa kontrolli.

„Politika duhet të mbikqyrë tregjet financiare. Në këtë drejtim duhet të punojmë dhe nuk do të pushojmë.“

Haushaltsdebatte März 2010 Frank-Walter Steinmeier
Shefi i fraksionit parlamentar të SPD, Frank-Walter SteinmeierFotografi: picture alliance/dpa

Kundërshtimi i liderit opozitar Frank-Walter Steinmeier ishte i fuqishëm.

Bashkësia evropiane gjendet para sprovës më të madhe që prej themelimit, tha Steinmeier, i cili dyshon nëse qeveria aktuale e ka kuptuar këtë situatë. Qeveria për një kohë të gjatë nuk ka ndërmarrë asgjë, edhe pse socialdemorkatët kanë paralajmëruar para disa muajsh për gjendjen në Greqi.

„Ne nuk ju kritikojmë ju, zonja Merkel, se po veproni. Përkundrazi, ju kritikojmë se po veproni me kaq vonesë, sepse dëmet, që janë bërë, janë të jashtëzakonshme."

Steinmeier tha se qeveria duhet të premtojë se do të ndërmarrë masa, që nuk kanë të bëjnë vetëm me tejkalimin e krizës.

„Ne duhet t'i trajtojmë shkaqet e krizës. Ngarkesa e krizës duhet të shpërndahet si duhet dhe pyetja ime është: kur do të veprohet, nëse jo tani, kur kemi një krizë jo vetëm të monedhës, por të tërë Evropës? Është koha për të vepruar.“

Ein Euro Münze
Një monedhë euro grekeFotografi: AP

Qeveria dhe opozita në fakt ishin të një mendimi se duhen ndërmarrë masa për kontrollimin e tregut financiar dhe stabilitetin e euros. Por jo edhe për hapat në këtë drejtim. Lideri i të Majtës, Gregor Gysi, sulmoi në mënyrë frontale qeverinë.

„Tani ju doni të miratoni plane për të ndihmuar Greqinë me miliarda, por po harroni të theksoni se sa miliarda do të përfundojnë në duart e spekulantëve. Ky ëshë në fakt problemi kryesor, me të cilin kemi të bëjmö. "

Ekologjistöt e lënë të hapur votimin

Për dallim prej Gregor Gysi-it, përfaqësuesi i ekologjistëve Jürgen Trittin e la të hapur mundësinë, që kjo parti ta votojë këtë paketë. Ai kritikoi kancelaren me fjalët, se ajo nuk ka dashur, që kriza në Greqi të shqyrtohet para zgjedhjeve të ditës së dielë.

„Përpjekja, që kjo krizë të evitohet për shkak të zgjedhjeve në Renaninë Veriore-Vestfali, i ka kushtuar jashtëzakonisht shumë Gjermanisë dhe Evropës.“

Autor: Peter Stützle/Bahri Cani

Redaktoi: Angjelina Verbica