1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

140611 Merkel Genf

14 Qershor 2011

Ka 14 ditë që përfaqësues të qeverive si dhe punëdhënës dhe sindikalistë nga pothuajse të gjitha vendet e botës po këshillohen në Gjenevë për problemet aktuale në tregun global të punës. E pranishme edhe Angela Merkel

https://p.dw.com/p/11ZpK
Kancelrja Angela Merkel
Kancelarja Angela MerkelFotografi: piture-alliance/dpa

Nëse kancelarja u kuptua drejt atëherë ky është një sinjal ku ajo e ndjen veten mirë. Kjo për faktin se Angela Merkel para së gjithash dëshironte që t'u jepte sqarime se si punohet delegatëve të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) duke iu referuar sukseve në Gjermani. Në mënyrë që edhe vendet e tjera ta ndiejnë veten si Gjermania:

Ulja e papunësisë dhe rritja ekonomike në Gjermani, shembuj për vendet e tjera

"Kjo organizatë natyrisht se është shumë e lumtur nëse unë raportoj që Gjermania, sipas statistikave të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, ka një shkallë të papunësisë prej vetëm 6,0 për qind dhe një rritje ekonomike në vitin 2010 me 3,6 për qind, këtë vit ndoshta po ashtu me mbi tre për qind."

Logoja e Organizatës Ndërkombëtare e Punës
Logoja e Organizatës Ndërkombëtare e PunësFotografi: AP GraphicsBank

Kancelarja Merkel në fjalën e saj vuri në pah se duhet forcuar modeli gjerman i tarifave tëpataneritetit social në gjithë botën. Vëtëm kështu mund të respektoheshindhe do të përmirësoheshin të drejtat në botën e punës ndërkombëtarisht, tha ajo nëfjalën esaj në Gjenevë. Gjermania si asnjë vend tjetër ka arritur të kapërcej krizën ekonomike dhe financiare ndërkombëtare. Dhe po ashtu shembull është se nga zhvillimi ekonomik përfitojnë të gjithë të punësuarit dhe se Gjermania ndërkohë ka më shumë njerëz në punë se që ka pasur para krizës.

Porosia e Merkelit: bota mund të mësojë prej Gjermanisë

"Ne iu kemi qasur shumë drejt krizës, për shembull, tatimpaguesit kanë marrë para për të financuar punën me kohë të shkurtuar. Në këtë mënyrë ne kemi krijuar një urë për punëmarrësit që ata të kenë mundësi pastaj t'i kthehen punës së tyre me të filluar sërish eksporti. Dhe këto janë shembuj se si kapërcehet një krizë, shembuj nga të cilët me siguri që mund të mësojnë edhe vendet e tjera."

Si folësja e dytë gjatë ditës së sotme kancelarja Merkel kishte rreth 40 minuta kohë për të sqaruar këtë temë më hollësisht.

Samiti i Organizatës Ndërkombëtare të Punës në Gjenevë
Samiti i Organizatës Ndërkombëtare të Punës në GjenevëFotografi: AP

Ka dy javë që përfaqësuesit e 183 vendeve të ndryshme të botës po këshillohen në selinë e OKB-së në Gjenevë në konferencën vjetore të Organizatës Ndërkombëtare të Punës. Secili vend ka të drejtë që në konferencë të dërgojë katër delegatë me të drejtë vote. Dy prej tyre zgjidhen nga qeveritë e vendeve përkatëse, ndërsa dy të tjetër përfaqësojnë njëri punëdhënësit dhe tjetri punëmarrësit. Dhe kjo ndodh në parim që prej vitit 1919 kur është themeluar Organizata Ndërkombëtare e Punës. Me qëllim: arritjen e paqës botërore ndër të tjera edhe përmes barazisë sociale. Prej atëherë deri sot në këtë pikë nuk ka ndryshuar asgjë në parim .

Të mërkurën (15.6.) në konferencë pritet të marrin pjesë edhe kryeministri rus Vlladimir Putin dhe ministrja e Jashtme e Zvicrës Calmy-Rey.

Autor: Malte Pieper/Esat Ahmeti

Redaktoi: MImoza Cika-Kelmendi