Gjermania

Merkel: "Tek qetësia qendron forca"

Në deklarimet e para pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve kancelarja Angela Merkel u shpreh, se ka besim t'u prezantojë gjermanëve një qeveri të qendrueshme deri në Krishtlindje.

Deutschland Bundestagswahl Merkel (picture-alliance/Photoshot/B. Roessler)

Kancelarja Angela Merkel pas fitores, ndonëse me erozion rekord të elektoratit për CDU-në, në zjedhjet parlamentare të së dielës (24.09), u shpreh se e konsideron të mundshme që pavarësisht bisedimeve të vështira të koalicionit, ajo është e sigurtë se deri në Krishtlindje do të mund t'u prezantojë një qeveri të qendreushme gjermanëve. Në raundin televiziv të Berlinit me kryetarët e partive kryesore të Bundestagut zhvilluar nga kanalet televizive publike ARD dhe ZDF,

Bundestagswahl | Elefantenrunde Gruppenbild (picture alliance/dpa/G. Breloer)

Merkel shprehimisht nënvizoi: «Unë jam në përgjithësi me besim. E përveç kësaj: prej shumë vitesh unë kam moton, që tek qetësia qendron forca.»

Kryesia e SPD-së deklaroi menjëherë pas shpalljes së rezultateve paraprake dhe humbjes së rëndë të saj, se do të dalë në opozitë. E mundshme mbetet, që koalicioni i ardhshëm qeverisës të përbëhet nga tri parti: CDU/CSU, FDP dhe Të Gjelbërit. Krijimi i një koalicioni të tillë konsiderohet i vështirë për shkak të diferencave të mëdha mes CSU-së dhe ekologjistëve.

Albanian Shqip

Amharic አማርኛ

Arabic العربية

Bengali বাংলা

Bosnian B/H/S

Bulgarian Български

Chinese (Simplified) 简

Chinese (Traditional) 繁

Croatian Hrvatski

Dari دری

English English

French Français

German Deutsch

Greek Ελληνικά

Hausa Hausa

Hindi हिन्दी

Indonesian Bahasa Indonesia

Kiswahili Kiswahili

Macedonian Македонски

Pashto پښتو

Persian فارسی

Polish Polski

Portuguese Português para África

Portuguese Português do Brasil

Romanian Română

Russian Русский

Serbian Српски/Srpski

Spanish Español

Turkish Türkçe

Ukrainian Українська

Urdu اردو