1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Merkel: "T'i lemë pas mosmarrëveshjet."

3 Tetor 2009

Kancelarja Angela Merkel u bën thirrje gjermanëve për solidaritet dhe përgjegjshmëri në sfondin e krizës ekonomike dhe financiare.

https://p.dw.com/p/Jx5y
Kancelarja Angela Merkel
Kancelarja Angela MerkelFotografi: AP

Në kryeqytetin e landit të Zarës, Zarbryken, po festohet 20 vjetori i ribashkimit të Gjermanisë. Në ceremoninë qendrore festive, kancelarja kristiandemokrate, Angela Merkel duke mbajtur një fjalim në sallën e kongreseve u ndal në problemin aktual të krizës ekonomike dhe financiare duke u bërë thirrje qytetarëve për solidaritet dhe përgjegjshmëri:

Në festimet me rastin e ribashkimit të Gjermanisë
Në festimet me rastin e ribashkimit të GjermanisëFotografi: AP

"Ne duhet t' i lemë pas të gjitha grindjet."

Sipas kancelares qytetarët, partitë, sindikatat, kishat dhe shoqatat duhet të jenë në unanimitet:

"Ne kemi nevojë për lëvizje të vazhdueshme produktive, ashtu siç i përjetuam ato në vitin 1989.", theksoi Merkel.

Bashkimi, që u mundësua nga guximi i mijëra gjermanëve, tregoi, se çfarë force ka populli. Kancelarja bëri thirrje për të vepruar gjithmonë me përgjegjësi.

"Përballimi i krizës ndërkombëtare financiare është ndoshta për ne në Gjermani sfida më e madhe e përbashkët e gjermano-lindorëve dhe e gjermano-perëndimorëve. Për këtë s' ka libra mësimi, për këtë nuk është shkruar asgjë, por kjo është sërish një rrugë në hapësirë, një kohë e re, në të cilën ne duhet të shfrytëzojmë shanset nga kriza. Kësaj mund t'ia arrijmë nëse i lemë pas mosmarrëveshjet."

Autori: ZDF/Vilma Filaj-Ballvora

Redaktoi: Mimoza Cika-Kelmendi