1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Merkel: Videoja të mos shfaqet në ambiente publike

AG/Kelmendi17 Shtator 2012

Kancelarja gjermane, Angela Merkel pozicionohet ndaj videos fyese për myslimanët në të gjithë botën. Videoja të mos shfaqet publikisht, tha Merkel. Ka shenja serioze për rrezikim të sigurisë publike.

https://p.dw.com/p/16AI6
Fotografi: Reuters

Në fillim të konferencës për shtyp të Hënën, një konferencë tradicionale kjo, që kancelarja Merkel e jep gjithmonë pas pushimeve të verës, ajo u ndal në trazirat e ditëve të fundit si pasojë e publikimit të videos anti-islame. Dhuna nuk është mjeti i zgjidhjes së problemit, tha Merkel. Ajo u bëri thirrje të gjitha palëve për vetëpërmbajtje. Merkel u shpreh për ndalimin e shfaqjes publike të videos, në të cilën fyhet profeti Mohamed. Ka shenja që shfaqja e kësaj viedoje mund të çojë në rreziqe serioze për sigurinë publike, tha kancelarja gjermane. Ajo theksoi se bëhet fjalë vetëm për mosshfaqjen publike të kësaj videoje, siç planifikojnë të bëjnë disa organizata islame.

Angela Merkel
Angela MerkelFotografi: Reuters

Të miratohen propozimet e paraqitura

Merkel u shpreh edhe mbi hapat e mëtejshëm kundër krizës së euros. Ajo bëri të ditur hapat e mëtejshëm për rritjen ekonomike dhe shpëtimin e euros. Në nëntor këshilli i posaçëm i Bashkimit Europian do të vendosë për planifikimin financiar afatmesëm të BE-së deri në 2014, tha kancelarja në një koneferencë për shtyp të mbajtur në Berlin këtë të Enjte,(17.09). Pastaj në Dhjetor duhet të "miratohen propozimet e paraqitura".

Lidhur me kritikat e shefit të Bankës federale gjermane, Jens Weidmann ndaj Bankës Qendrore Europiane, Merkel deklaroi se Banka Qendrore Europiane është e pavarur dhe kjo vlen edhe për shefin e Bankës gjermane Weidmann. Ky kishte kritikuar në mënyrë të përsëritur planin e Bankës Qendrore Europiane për të blerë bono në rast nevoje për një kohë të pacaktuar nga vendet e eurozonës.