1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

180410 Papst Malta

19 Prill 2010

Papa Benedikt XVI i bëri thirrje popullit në një meshë të mbajtur të dielën(18.04) në Maltë që të tregohet mikpritës. Njëkohësisht ai kujtoi nevojën e besimit në fenë e krishterë.

https://p.dw.com/p/N032
Papa Benedikti i XVI mbërrin në Floriana ku celebroi një meshë. Maltë, 18 prill 2010.
Fotografi: AP

Papa takoi pas meshës së paradites në Floriana një grup prej 11 burrash. Ata u shpërdoruan seksualisht kur ishin fëmijë në një jetimore katolike në ishull. Vendi i takimit ishte i fshehtë. Vatikani theksoi se takime të tilla asnjëherë nuk bëheshin të ditura paraprakisht. Synimi është që takimet të zhvilloheshin pa vëmendjen e medias.

Deri tani qe bërë e ditur, që në Maltë do të zhvillohej në qershor një takim: midis kryeavokatit të kongregacionit të besimit, Charles Scicluna, vetë maltez, dhe këtij grupi. Nëse organizatorët do t'i përmbahen edhe më tej takimit, kjo është e paqartë. Papa tha të shtunën, në fluturimin e tij drejt Maltës:

"Unë e di që Malta e do Krishtin, dhe e do kishën, e cila është trupi i Krishtit, dhe e di, se edhe kur ky trup plagoset nga mëkatet tona, Zoti e do edhe më tej këtë kishë, dhe mesazhi i tij i gëzuar është forca e vërtetë, që pastron dhe shëron."

Të dielën paradite në sheshin e madh të Florianas u mbajt një meshë: kryeipeshkvi i Maltës, Paul Cremona tha në një përshëndetje drejtuar Papës, që kisha duhet t'i verifikojë në mënyrë kritike veprimet dhe metodat e saj dhe në rast nevoje edhe t'i ndryshojë ato. Papa kërkoi nga besimtarët e Maltës që të mos lëshohen të pakontrolluar ndaj të gjitha gjërave të reja, që i sjellin kohët në vende të ndryshme:

Papa Benedikti i XVI takon presidentin e Maltës George Abela në aeroportin ndërkombëtar La Valleta. Maltë, 18 prill 2010.
Papa Benedikti i XVI takon presidentin e Maltës George Abela në aeroportin ndërkombëtar La Valleta. Maltë, 18 prill 2010.Fotografi: AP

"Jo të gjitha ato që propozon bota sot janë me vlerë, që të pranohen nga maltezët. Shumë zëra përpiqen të na mbushin mendjen që të heqim dorë nga besimi ynë te Zoti dhe kisha e tij dhe që t'i zgjedhim vetë vlerat dhe bindjet, të cilave t'u besojmë, në bazë të të cilave duam të jetojmë. Ata na thonë se ne nuk kemi nevojë për Zotin ose për kishën."

Gazetat e Maltës festojnë nga njëra anë angazhimin e Papës kundër divorceve. Nga ana tjetër ato kritikojnë që Papa nuk tha asgjë për krizën e shpërdorimeve seksuale. Këto vlerësime megjithatë duhet të ndryshojnë pas takimit midis Papës dhe viktimave të shpërdorimit.

Megjithëse te Papa i vë re gjurmët e udhëtimit dhe ato të ditëve të fundit: ai gëzohet dukshëm për entuziazmin, me të cilin e presin në Maltë. Madje edhe nga zyrat e Partisë Laburiste socialiste atë e përshëndesin pllakate që i urojnë mirëseardhjen. Në ishullin e pushimeve ndodhen aktualisht edhe shumë besimtarë nga vende të tjera. Mbizotërojnë krenari dhe gëzim për mikun. Në këtë kuadër të tërheqin vëmendjen fjalët e qarta të presidentit të Maltës për shpërdorimet seksuale. George Abela kërkoi kur bëri përshëndetjen në aeroport që kisha dhe shteti t'i sqarojnë këto raste në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

Autor: Gregor Hoppe / Auron Dodi

Redaktoi: Eliana Xhani