1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Roth: Reforma në Drejtësi i shërben qytetarëve të Shqipërisë

20 Dhjetor 2016

Sekretari gjerman i shtetit për Çështjet Europiane, Michael Roth, në Tiranë: Reforma në Drejtësi i shërben qytetarëve të Shqipërisë dhe zbatimi i saj është i rëndësishëm për progres në rrugën e integrimit europian.

https://p.dw.com/p/2UcK2
Albanien Michael Roth in Tirana
Fotografi: Außenministeirum Tirana

Mesazhi  që solli  në Tiranë Michael Roth është shumë i qartë: filloni zbatimin e ligjit të Vettingut që të hapet rruga për hapjen e negociatave të anëtarësimit me BE. Fjala është për ligjin më thelbësor të reformës në drejtësi, Vetting-ut, ligjit për kontrollin e figurës së gjyqtarëve  dhe prokurorëve.  Ky ligj vazhdon të mbetet i pezulluar nga Gjykata Kushtetuese që prej dy muajsh, kur  PD i kërkoi kësaj gjykate ta shpallte ligjin antikushtetues.  Por Komisioni i Venecias, që ka asistuar Shqipërinë në procesin e hartimittë reformës në drejtësi në opinionin  e tij e konsideroi ligjin konform kushtetutes dhe dispozitave ligjore të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut . Por edhe poas këtij opinion ligji i Vetting-ut vazhdon të mbetet i pezulluar.  Organizata dhe aktivistë të shoqërisë civile i kanë kërkuar Gjykatës Kushtetuese të nxjerë sa më parë nga pezullimi ligjin e Vetting-ut, pas opinionit pozitiv të Venecias.  Burime nga Gjykata Kushtetuese thanë për DW se kjo gjykatë do të marrë një vendim brenda kësaj jave . Por në kontekstin e progresit të procesit të zgjerimit të BE suksesi i ligjittë Vetting-ut i kalon kufijtë e Shqipërisë.   "Reforma në drejtësi është një ngjarje thelbësore dhe ligji i Vetting-ut është një sukses jo vetëm për Shqipërinë por për të gjitha vendet evropiane” theksoi Roth në Tiranë.

Roth: Reformat u shërbejnë qytetarëve të Shqipërisë

Thelbi i reformës në sistemin e Drejtësisë  është përjashtimi prej tij i gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar. Dhe në këtë process ligji i vetting-ut është vendimtar. Dallimi I zbatimit të tij dhe ecuria e mbarë ploteësojnë kushtin thelbësor për hapjen e negociatave të anëtarësimit me BE-në. Bashkë me mesazhim për fillimin sa më parë të zbatimit të reformës në drejtësi ministri gjerman për Çështjet Europiane, Micheal Roth, rikonfimoi edhe mbështetjen e Gjermanisë në këtë proces. Duke vënë në dukje këtë mbështetje Ministri i jashtëm shqiptar Ditmir Bushati tha: " Gjermania ka një rol të posaçëm në procesin e integrimit. Gjatë tre viteve të fundit jemi përpjekur të koordinojmë aksionin tonë dhe reformat që ndërmarrim me qeverinë gjermane”,  theksoi ministri i Jashtëm shqiptar, Dirmir Bushati ,  në konferencën e përbashkët për shtyp  me Michael Roth.

Ministri Roth theksoi se zbatimi  i ligjit të Vetting-ut është një sukses jo vetëm për Shqipërinë: "Reforma në drejtësi është një ngjarje thelbësore dhe ligji i Vetting-ut është një sukses jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjitha vendet evropiane. Reformat e mëdha që janë ndërmarrë këto vite janë të qarta dhe po ecin në drejtimin e duhur. Progresi që ka bërë Shqipëria i shërben qytetarëve të saj dhe reformat nuk janë ndërmarrë për të kënaqur dikë që mund të jetë ulur në Berlin apo në Bruksel. Shpresoj që zhvillimi dhe konsolidimi i demokracisë, i luftës kundër korrupsionit dhe krimit, forcimi i shtetit ligjor të jenë në interes të të gjitha forcave politike”, ka theksuar Roth. 

Ministri Gjerman për Çështje Ejuropiane Michael Roth gjatë vizitës së tij dyditore në Tiranë zhvilloi takime me kryeministrin Edi Rama, ministrin e Jashtëm Ditmit Bushati dhe ministren e Integrimit Europian Klajda Gjosha.