1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Milionat e Bloombergut kundër armëve

A Verbica/ (rtr,ap)17 Prill 2014

Ai konsiderohet prej kohësh si një kundërshtarët kryesorë të libit të armëve në SHBA. Dhe Michael Bloomberg nuk heq dorë, edhe pse përpjekjet për ashpërsimin e ligjit për armët e zjarrit në SHBA kanë dështuar deri tani.

https://p.dw.com/p/1Bk6Q
Michael Bloomberg
Fotografi: picture alliance / AP Photo

Me një kundër organizatë ndaj shoqatës së fuqishme të armëve NRA ("National Rifle Association") ish kryetari i bashkisë së Nju Jorkut Michael Bloomberg dëshiron të luftojë më tej për ashpërsimin e ligjit të armëve të zjarrit në Shtetet e Bashkuara. Biznesmeni i mediave vë në dispozicion nga xhepi i tij 50 milionë dollarë (36 milionë euro) për të filluar nismën e re "Everytown for Gun Safety".

Bloomberg tha në Nju Jork se në këtë mënyrë ai do të fitojë më shumë njerëz nga shtresat e e gjera të popullsisë për këtë çështje. Kjo është një sfidë e re ndaj lobit të armëve, sepse edhe NRA jep çdo vit disa milionë dollarë për të luftuar kufizimet përmes reklamave dhe lobimit.

"Nuk ekziston vend i sigurtë për armët"

Organizata e re e Bloombergut do të përqëndrohet në punën e saj me opinionin fillimisht tek nënat. "fëmijët janë kureshtarë. Ata duan të dinë, se çfarë ndodhet fare lart në dollap, apo në çantën e dorës së mamasë", shpjegon Bloomberg. Nuk ka vend të sigurtë për armët.

USA Symbolbild Waffengesetze
Fotografi: MANDEL NGAN/AFP/Getty Images

Shpesh fëmijët në Shtetet e Bashkuara janë bërë viktima të amokut, së fundmi në Newtown, në shtetin Connecticut, ku në në shkollë u vranë 20 djem dhe vajza si dhe gjashtë të rritur. Përpjekjet e presidentit amerikan Barak Obama, për të forcuar rregullat për mbajtjen e armëve në Shtetet e Bashkuara, janë penguar vazhdimisht nga shumica në Kongres.