1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ministrat e rinj të "Berisha 4" nisin zyrtarisht punën

Arben Muka / Tiranë30 Korrik 2008

Genc Pollo, në postin e zëvendëskryeministrit, Fatos Beja si ministër i Arsimit dhe Shkencës dhe Anila Godo në krye të ministrisë së shëndetësisë kanë bërë betimin solemn para presidentit të Republikës ditën e mërkurë.

https://p.dw.com/p/Emx4
Kryeministria, Tiranë
Kryeministria, TiranëFotografi: DW / Aida Cama

Menjëherë pas besimit ata ju bashkuan pjesës tjetër të kabinetit qeveritar në mbledhjen e rradhës, ku kryeminisri Sali Berisha i ftoi që të bëhen pjesë e reformave në sektorët që mbulojnë. Në mënyrë të veçantë kryeministri Berisha i është drejtuar ministres së re të shëndetësisë Anila Godo, ku dhe problemet e institucionit të saj janë dhe më të mprehta. "Nuk duhet lejuar që në shëndetësi të punojnë mjekë të dypunësuar, apo që i shesin shërbimet publike si private, për të mbushur xhepat e tyre në kurriz të qytetarëve", u shpreh Sali Berisha.

Por nga rradhet e opozites po ditën e mërkurë janë lëshuar kritika ndaj ndryshimeve qeveritare. Nënkryetari i grupit parlamenbtar të Partisë Socaliste, Erjon Braçe, tha se gjithshshka në këto ndryshime lidhet me hetimet që prokuroria po bën ndaj tragjedisë së Gërdecit. Gjatë seancës plenare të fillimit të kësaj jave partitë e opozitës votuan kundër tre emrave të rinj të propozuar nga kryeminstri Sali Berisha si pjesë e kabinetit të tij.