1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ministri gjermani Mbrojtjes de Maiziere në Kosovë

31 Mars 2011

Në Kosovë po qëndron për një vizitë ministri gjerman i Mbrojtjes, Tomas de Meziere. Ai vizitoi trupat gjermane të NATO-s dhe u takua me kolegun kosovar, Agim Çeku.

https://p.dw.com/p/10lIC
Ministri gjermani Mbrojtjes, Thomas de Maiziere (CDU)Fotografi: picture-alliance/dpa

Gjatë një vizite që u bëri trupave gjermane të KFOR-it, Tomas de Meziere, tha se tërheqja e trupave të NATO-os nga Kosova do të bëhet gradualisht konform vlerësimeve të situatës së sigurisë.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Tomas de Meziere, tha se në Kosovë 12 vjet pas përfundimit të luftës është krijuar një përspektive pozitive, që mundëson tërheqjen e trupave të NATO-s nga Kosova. Tërheqja e trupave të NATO-s do të bëhet gradualisht konform vlerësimeve të situatës së sigurisë, tha ai. Këtë deklaratë, ministri gjerman e bëri gjatë një vizite të trupave gjermane të KFOR-it, të stacionuara në jug të Kosovës. Tomas de Meziere, gjatë ditës së djeshme takoi me dyer të mbyllura kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, me të cilin është biseduar edhe për dialogun Kosovë Serbi. Ai thotë se ky dialog është i rëndësishëm për të dyja palët.

KFOR Soldaten der Bundeswehr
Ushtarë gjermanë të KFOR-it marrshojnë më 31 gusht 2007 në PrishtinëFotografi: AP

“Është e rëndësishme që bisedimet Kosovë-Serbi kanë filluar. E di që kjo është e vështirë për tu kuptuar për popullatën e Kosovës, mirëpo nëse paraqiten probeme atehërë duhet biseduar njëri me tjetrin. Komuniteti ndërkombëtar është duke i përcjellë me vëmendje këto biseda dhe është me rëndësi që këto biseda të zhvillohen në një mirëbesim të dyanshëm sepse ndryshme nuk mund të arrihen në rezultate', tha ministri gjerman i mbrojtjes Tomas de Meziere.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, gjatë ditës së sotme do të takojë edhe ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku. Ministria gjermane e mbrojtjes vazhdon ta ndihmojë Forcën e Sigurisë së Kosovës me mjete ushtarake. Gjermania, ka në kuadër të KFOR-it numrin më të madh të ushtarëve, megjithë reduktimin e trupave të KFOR-it, të cilat aktualisht numërojnë vetëm pesë mijë sosh.

Autor: Bekim Shehu

Redaktoi: Aida Cama