1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ministrja e ekonomisë në qeverinë e Maqedonisë jep dorëheqje të parevokueshme

Fatos Musliu / Shkup15 Janar 2008

Ndonëse dorëheqja vlerësohet si akt moral, sipas burimeve partisë së re socialdemokrate kjo ka të bëjë me faktin, se asaj i është thënë të mbrojë në Bruksel ligjin e energjetikës, që është kritikuar nga BE-ja.

https://p.dw.com/p/Cq0c
Vera RafajllovskaFotografi: Petar Stojanovski

Ministrja e ekonomisë në qeverinë e Maqedonisë,Vera Rafajllovska, dha dorëheqje të parevokueshme nga ky post. Në arsyetimin e saj ajo thotë se ka dhënë shembull se si duhet të punohet me përgjegjësi dhe korrektësi, që ka mundësuar të jetësojë një sistem të ri pune në këtë dikaster. Ajo thotë se nuk është gjunjëzuar para trysnive për të nënshkruar marrëveshje sekrete apo veti i dytë. Edhe pse dorëheqja është vlerësuar si akt moral, burimet e partisë se rë socialdemokrate thonë se dorëheqjen e ka dhënë pasi asaj i është thënë, se në Bruksel duhet të mbrojë ligjin e energjetikës, i cili është kritikuar prej BE-së. Dorëheqja e ministres Rafajllovska si dhe dorëheqjet e mëparëshme të ministrit të pushtetit lokal, Abdurahman Memeti dhe zëvendësministrit të punëve të brendëshme, Refet Elmazi dukshëm kanë lënë zbrazët kabinetin Gruevski. Në opinion pas dorëheqjeve po flitet për rikonstruim të mundshëm të qeverisë, gjë e cila është mohuar disa herë nga vet kryeministri Nikolla Gruevski.

PDSH nuk përjashtonn mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme

Situatën politike në Shkup edhe më shumë e ka elektrizuar publikimi i anketës së Institutit Republikan Amerikan, IRI sipas të cilit partitë në pushtet dukshëm kanë humbur besimin e elektoratit. Partia demokratike shqiptare në një komunikatë të publikuar thotë se nuk përjashton mundësinë edhe të mbajtjes së zgjidhjeve të parakohshme parlamentare. Me këto zgjidhje gjithnjë sipas PDSH-së do të hidheshin poshtë manipulimet e vazhdueshme të anketave të ndryshme për rënien eelektoratit të partive në pushtet. Zgjedhjet e parakohshme janë instrument apo tregues real në sensin e kredibilitetit të gjithkujt, vlerëson PDSH.


Partia tjetër shqiptare në pushtet,PPD, thotë se shpejt do të propozojë ministrin e pushtetit lokal. Sa i përket zgjedhjeve të parakoshme parlamentare, zëdhhënësi i PPD-së, Arianit Hoxha thotë: “Zgjedhje të parakohshme mund të ketë por edhe sikurtë mos ketë, PPD-ja është e gatshme për të dyja variantet që mund të ndodhin. Kryeministri Nikolla Gruevski ka paralajmëruar para një kohe, që nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme,kështu që nuk dim se sa qëndrojn këto teza”.


Partitë opozitare maqedonase vlerësojnë, se zgjedhjet e parakoshme parlamentare në këtë periudhë do të ndikonin negativisht në proceset eurointegruese të Maqedonisë.