1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Minoritetet në Shqipëri do të kërkojnë drejtësi në Strasburg

Angelina Verbica22 Dhjetor 2011

Maqedonasit në Shqipëri, bashkë me pakicat e tjera, do të kërkojnë drejtësinë e tyre në Strasburg për shkak të vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, që fshin termin "kombësi" në ligjin për evidentimin e qytetarëve.

https://p.dw.com/p/13XZW
Lugina e Prespës në Shqipëri
Lugina e Prespës në ShqipëriFotografi: DW

Shprehja e lirë e kombësisë nga Gjykata Kushtetuese është antikushtetues dhe nuk do të qëndrojë më në ekstraktet e çertifikatave të lindjes për minoritetet ndërkohë të njohura, minoritetin maqedonas në Prespë të Vogël dhe minoritetin grek në jug të Shqipërisë.

Në takimin, që u mbajt në qytetin e Korçës, në të cilin morën pjesë përfaqësuesit e shoqatave dhe partive maqedonase, greke, vllehe, rome dhe egjiptiane, i fokusuar në pyetjen, pse dështoi regjistrimi i mbajtur në muajin tetor në Shqipëri, Vasil Sterjovski nga partia Aleanca Maqedonase për Integrim Evropian tha: "Pakicat e kanë bojkotuar regjistrimin për shkak të ligjit diskriminues për regjistrim, i cili përcakton një gjobë prej një mijë dollarë, nëse personi deklarohet ndryshe nga ajo, që është regjistruar në regjistrin e gjendjes civile. Kjo do të thotë se do të gjobiten pakicat, në qoftë se deklarohen si joshqiptarë në një zonë, ku nuk ka status të njohur të një pakice. Në rastin si maqedonas mund të deklarohen vetëm ata, që jetojnë në Prespë të Vogël."

Vasil Sterjovski - Chef der Firma für Wasserversorgung und Kanalisation in der Korca - Region in Albanien. Foto: Vera Todorovska, Undatierte Aufnahme, Eingestellt 01.02.2010, Freigabe durch den Fotografen
Vasil Sterjovski, nga partia Aleanca Maqedonase për Integrim EvropianFotografi: Vera Todorovska

Sipas tij formulari për regjistrim ishte ndryshuar disa herë, sidomos kur është fjala për çështjen e shtetësisë, kështu që në versionin përfundimtar qëndronte edhe pyetja:

Cilit grup etno-kulturor i përkisni ? Gjithashtu, shton ai, nuk është pranuar asnjë kërkesë e minoriteteve, si për shembull: anketues, anëtarë të komisionit për regjistrim, instruktorë, si dhe një kopje të mbetet tek personi i regjistruar.


Shfuqizimi i të drejtave tashmë të fituara

"Çfarë po ndodh në vendin tonë nga të gjitha anët patriotizëm dhe nacionalizëm, të gjithë aktorët e shoqërisë shqiptare, si të qeverisë, ashtu edhe të opozitës janë në garë se kush do të bëhet nacionalisti më i madh, pa e parë realitetin e shoqërisë shqiptare. I kanë përdorur të gjitha mjetet vetëm e vetëm për të zvogëluar numrin e pakicave dhe të drejtave të tyre në Shqipëri ", tha Edmond Temelko, president i partisë Aleanca Maqedonase për Integrim Evropian .

Nxënës të pakicës greke në Shqipëri
Nxënës të pakicës greke në ShqipëriFotografi: Odise Kote

Ai përkujtoi para audiencës se në regjimin komunist kombësia ishte ligjore dhe është ruajtur në letërnjoftimet, ndërsa tani është koha e demokracisë dhe kjo është antikushtetuese.

"Nuk ka asgjë të keqe për Shqipërinë, nëse numri i pakicave paraqitet sa më real, ose në qoftë se pakicat i gëzojnë të gjitha të drejtat sipas konventave ndërkombëtare. Përkundrazi, kjo do të jetë pozitive, sepse secili qytetar do të ndjehet më i lirë, do të zhvillohet ashtu siç është dhe ai do të japë një zhvillim më të mirë të shoqërisë shqiptare dhe shtetit shqiptar", shtoi Temelko.

Zhgënjimi nga autoritetet shqiptare, por edhe nga zyrtarët ndërkombëtarë

Kryetari i Partisë për të Drejtat e Njeriut, e cila përbëhet kryesisht nga anëtarët e minoritetit grek, njëherit edhe deputet në Kuvendin e Shqipërisë, Vangel Dule, shprehu zhgënjimin nga autoritetet shqiptare, si dhe nga përfaqësuesit ndërkombëtarë, të cilët tanimë janë ngulfatur nga ankesat e tyre.

Kryetari i Partisë për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule
Kryetari i Partisë për të Drejtat e Njeriut, Vangjel DuleFotografi: DW

"Kemi këmbëngulur për vite, bashkëpunuam me bashkësinë ndërkombëtare, ishim shumë të hapur, në disa raste u jemi drejtuar ministrit përkatës, kryeministrit – ftoni përfaqësuesit e minoriteteve, ofroni bashkëpunim, asgjë e keqe nuk vjen nga dialogu e komunikimi nga respektimi i standardeve të minoriteteve. Por ata mbetën të shurdhër për të gjitha dhe arritëm deri tek një regjistrim, i cili jo vetëm që nuk i zgjidh problemet ekzistuese në lidhje me të drejtat e pakicave, por krijoi probleme të reja", tha Dule.

Në emër të të gjitha minoriteteve Dule nga Korça bëri të ditur se "betejën ligjore për çështjen e kombësisë do ta vazhdojë në Strasburg, pasi ky vendim është në kundërshtim me nenin 20 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë."
Gjykata Kushtetuese miratoi një vendim të ngjashëm në një kërkesë për shqyrtimin e kushtetutshmërisë nga disa gjyqtarë vendorë, si dhe nga Aleanca "Kuq e Zi", e cila ishte kundër regjistrimit në baza etnike dhe fetare.


Autor: Vera Todorovska/Qeriman Bekteshi

Redaktoi: Angjelina Verbica