1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Miratimi i programit koniukturor nuk u prit mirë nga të gjithë

28 Janar 2009

Kabineti gjerman miratoi një program koniukturor prej 50 miliardë eurosh për të luftuar krizën ekonomike.

https://p.dw.com/p/GhnK
Ministri i financave, Peer Steinbrück (SPD) dhe i ekonomisë Michael Glos (CSU).
Ministri i financave, Peer Steinbrück (SPD) dhe i ekonomisë Michael Glos (CSU).Fotografi: picture-alliance/ dpa

Për këtë RFGJ-ja do të marrë borxhin më të madh në historinë e saj të deritanishme. Për këtë vit dhe vitin tjetër, parashikohen ndër të tjera ulje shpenzimesh dhe taksash si dhe investime të tjera shtetërore. Pjesë e paketës është po ashtu, reforma e taksave të automjeteve. Miratimi i këtij programi nuk u prit mirë nga të gjithë.


Ja se ç'shkruan për këtë gazeta "Rhein-Zeitung":


"Natyrisht që kancelarja dhe bashkëlufëtari i saj, Ministri i Financave, Steinbrück po përpiqen ta zbukurojnë me fjalë paketën koniunkturore. Por mbi ekonominë botërore po rrotullohen korbat dhe sorrat. Korbat dhe sorrat e firmave që falimentojnë. Duhet thënë se deri tani nuk janë përllogaritur ende të gjitha firmat e rrezikuara, që mund të kërkojnë ndihma nga shteti. Për herë të parë të gjitha vendet e industrializuara po marrshojnë thuajse bashkarisht në grackën e borxheve. Në fazën tjetër kjo katastrofë do t'i çojë në buzë të falimentimit shtetet e para të BE-së, sepse askush nuk do t'i blejë më borxhet e tyre. Jemi në prag të një inflacioni në rritje edhe në euro-zonë. Vetëm një gjë është e sigurt: në fund për të gjitha do të paguajnë qytetarët.

Kurse gazeta General-Anzeiger (Bonn) shkruan:

As busull, as kurs, në vend të tyre kredi pas kredish. Pjesa më e vogël e tyre do të përdoret për fondin e shlyerjes së borxheve. Kjo për t'u thënë qytetarëve rrini të qetë, se këto borxhe do të shlyhen sa më shpejt që të jetë e mundur. Për fat të keq kjo është vetëm një fije peri, asgjë tjetër.

(PP/ACA)