1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mision i reduktuar - Gjermania zgjat misionin e Bundesvehr-it para brigjeve të Libanit

Ulrich Leidholdt9 Shtator 2008

Qeveria gjermane do të zgjasë misionin e Bundesvehr-it në brigjet e Libanit në fund të vitit të ardhshëm. Misioni do të reduktohet në 1200 ushtarë dhe pjesëmarrja në misionin e OKB-së, UNIFIL do të zgjatet me 15 muaj.

https://p.dw.com/p/FE1G
Anije të flotës detare gjermane në ujërat libaneze
Anije të flotës detare gjermane në ujërat libanezeFotografi: AP

Kur para dy vitesh u stacionua misioni i parë i armatosur gjerman në Lindjen e Mesme, gjermanët morën njëherazi edhe drejtimin e trupes multinacionale. Rezoluta 1701 e OKB-së krijoi bazën për këtë mision, pas luftës mes Izraelit dhe milicëve hizbollahë. Misioni UNIFIL duhet të pengonte trafikimin e armëve në Liban.

Fillimisht kontigjenti gjerman në Liban përbëhej nga 2400 ushtarë, më pas ai u zvogëlua deri në 1400. Në 1 mars gjermanët ja dorëzuan komandon italianëve. Sot 230 ushtarë të marinës e kryejnë shërbimin në kërkimin e minave dhe në anije furnizimi. Detyra para brigjeve të Libanit ka mbetur që nga fillimi po e njëjta: "që më parë marrim informata se cilat anije do të ndeshim këtu. Pas kësaj ne pyesim, e verifikojmë një gjë të tillë dhe jua japim këto të dhëna autoriteteve libaneze. Autoritetet libaneze thonë; çdo gjë në rregull, anija lejohet të hyjë në Liban."

Kjo është detyra e përditshme e oficerit të fregatës "Bavaria", Kurt Leonard gjatë stacionimit të tij gjashtëmujor para brigjeve libaneze. Marina gjermane në dy vitet e fundit ka kërkuar sqarime për më shumë 18.000 anije, këto janë shifrat zyrtare. Rezultati 150 ju janë dorëzuar autorieteve libaneze që kanë bërë kontrollin. Armë nuk u gjetën në asnjë rast.

Rruga detare konsiderohet mënyra e transportimit të armëve ilegalisht tek hizbollahët. kjo organizatë, ndërkohë pjesëmarrëse në qeveri në Bejrut, është organizata e vetme që këmbëngul në rezistencë të armatosur kundër Izraelit. Furnizimet e saj kjo organizatë i merr në kufirin siriano-libanez, në një zonë të pakontrolluar nga OKB-ja.

Kështu misioni gjerman që në fillim ishte në shënjestër të kritikës për mungesën e efikasitetit të tij. Por politika sheh në këtë mision funksionin e prezencës ndërkombëtare dhe të efektit të trembjes së trafikantëve.

Ditën e martë qeveria gjermane do ta miratojë mandatin e bundesverit në Liban me formulën:i stabilizuar por i jo i sigurtë nga konfliktet. Mandati do të zgjatet edhe me 15 muaj të tjerë. Numri i ushtarëve do të ulet me 200 vetë, kostoja e deritanishme këtij misioni, 170 milionë euro. Ndërkohë nuk dihet se kur do të jetë në gjendje Libani të sigurojë kufijtë e tij detarë.