1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Miting përkujtimor për Arafatin, gjashtë persona humbin jetën

13 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/CAov

Në një miting të organizuar nga lëvizja Fatah në Gaza, në përkujtim të Jaser Arafatit, në përvjetorin e tretë të vdekjes, janë vrarë me armë zjarri të paktën gjashtë persona. Forcat e sigurisë nga lëvizja rivale Hamas, hapën zjarr mbi turmën, duke i detyruar njerëzit që të vraponin për t'i shpëtuar plumbave. Ky ishte mitingu më i madh i organizuar nga Fatahu, që nga koha kur Hamasi vuri me dhunë nën kontroll Gazën, në muajin qershor. Udhëheqësi palestinez Arafat, vdiq në Paris në 11 nënton 2004.