1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

131108 USA Privatinsolvenzen

Thomas Schmidt 13 Nëntor 2008

Pas krizës së imobilieve tani në SHBA rrezikon të shpërthejë edhe kriza e kredive, sepse amerikanët kanë borxh gati 1.000 miliardë dollarë. Ndërkohë që po shtohet numri i atyre që nuk mund t'i kthejnë kreditë.

https://p.dw.com/p/FtfZ
Amerikanët paguajnë shpesh me karta krediti pa qenë të detyruar të bëjnë shlyerjen në fund të muajit. Kriza në këtë sektor po troketFotografi: picture-alliance/ dpa

Zhanine Kejn (Janine Caine) ëshë krenare me shtëpinë e saj në Rokester të Nju Jorkut. Shtëpia e saj është shumë e bukur, por ndërkohë edhe tepër e shtrenjtë: Zhanine tregon: "Banka kërkon pagesën e 1.225 dollarëve amerikanë si hipotekë në muaj, që do të thotë rreth 965 euro. Burri i saj para ca kohësh e ka humbur punën. Ata të dy tani kanë katër gjysmë puna të ndryshme me qëllim, por paratë nuk mjaftojnë për të paguar kredinë. Kredia është tepër e lartë.

Megjithëse nuk kemi blerë asgjë ekstravangante si stoli apo televizorë, sipas Zhaninës. Janë blerë vetëm gjërat e rëndomta që duhen për jetën e përditshme. Megjithatë bashkëshortët duhet të paguajnë në vit kredi në vlerë prej më shumë se 23.000 dollarë. Ata nuk janë të vetmit.

Iran Finanzkrise Geldwechsler in Teheran
Shumë amerikanë nuk paguajnë dot kreditëFotografi: AP

Shtim i personave me pamundësi për shlyerjen e borxheve

Ekspertët e ekonomisë flasin për shtimin e numrit të njerëzve që jetojnë në borxhe. Për të paguar borxhet shumë prej tyre përdorin kartat e kredive American Express apo Visa dhe duke mos parë sasitë e parave që japin, futen në borxhe edhe më të thella. Për dallim prej Gjermanisë, për shembull, në Amerikë nuk ke nevojë që menjëherë të mbulosh shpenzimet nga karta e kredive.

"Familjet e rëndomta amerikane kanë arritur një nivel të jashtëzakonshëm të borxheve", thotë eksperti për financa dhe këshilltari për tatime, Robert Manning. Ai ka zhvilluar një program me të cilin synon ta ndihmojë gjeneratën e re të borxhlinjve. Së pari shikohen të ardhurat, dhe detyrimet financiare të familjes dhe niveli i kredive që duhet paguar, për të konstatuar se në ç'masë një familje është futur në borxh. Programi, i cili ka filluar të zbatohet në 25 shtete amerikane, ka për qëllim shpëtimin e buxheteve familjare.

Sukseset e para janë të dukshme. "Kam menduar se do ta humbim shtëpinë", thotë Felice Hoffman, e cila i përket gjeneratës së familjeve para falimentimit. Para fillimit të aplikimit të këtij programi, ajo kishte 50 dollarë kredi dhe hipoteka në vlerë prej më shumë se 350.000 dollarë. Tani janë shtuar shpresat për daljen nga kriza. Institucioni i kredive ka lehtësuar regjimin e kredive ku Felice ka paguar deri tani 37 përqind të obligimeve.

Ndërkohë që niveli i hipotekës ka zbritur prej 3.000 në 1.700 dollarë. Motoja e programit është: Negociata me bankat dhe institutet kreditore, për të gjetur një formulë më të mirë pagese. Kjo duket shumë e rëndësishme, sepse vetëm për kredi të ndryshme, amerikanët kanë borxh 937 miliardë dollarë.