1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mogherini pengohet në parlamentin e Serbisë

Bahri Cani*
3 Mars 2017

Deputët radikalë dhe lideri i tyre Vojisllav Sheshel e kanë penguar përfaqësuesen e BE-së, Federica Mogherini që të flasë në parlamentin e Serbisë.

https://p.dw.com/p/2YbA2

Federica Mogherini sprach im serbischen Parlament über die europäische Integration
Fotografi: picture alliance/AA/T. Ozturk

Radikalët dhe lideri i tyre Vojisllav Sheshel e kanë pritur përfaqësuesen e lartë të BE-ë për politikën e jashtme, Federica Mogherini me thirrje, zhurmë dhe goditje tavolinash. Gjatë tërë kohës së fjalimit të saj në parlamentin e Serbisë, ata kanë brohoritur "Rusia”, "Rusia”, nuk na duhet "Unioni” (Bashkimi Evropian) dhe u kanë rënë tavolinave.

Në seancën ku ka folur Mogherini kanë marrë pjesë edhe kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, si dhe disa ambasadorë të disa vendeve, përfshirë këtu edhe ambasadorin e SHBA-së. Mogherini iu drejtua fillmisht deputetëve të parlamentit të Serbisë me disa fjalë në gjuhën serbe, por as kjo nuk i ka zbutur qëndrimet e radikalëve. Gjatë fjalimit fjalët e Mogherinit nuk dëgjoheshin thuajse aspak. Më parë, Mogherini qe takuar edhe me Presidentin e Serbisë, Tomislav Nikoliq.