1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Monti paralajmëron Berlinin për "autogol" në krizën e euros

dpa/Elert Ajazaj29 Gusht 2012

Qëndrimi gjerman rrezikon të kthehet në 'autogol' me pasoja paradoksale, thotë Monti.

https://p.dw.com/p/15zKP
Fotografi: ESMT

Kryeministri italian Monti vjen sot në Berlin. Gjatë takimit me kancelaren gjermane Merkel bëhet fjalë për hapat e mëtejshöm në luftën kundër krizës së euros. Monti pati kërkuar së fundi që shteteve në krizë, të cilat kërkojnë mbrojtjen e ombrellës së përhershme të shpëtimit për euron ESM, të mos u vihen kushte shumë të rrepta. Në të njëjtën kohë ai thekson përparësitë e nismave për rritje ekonomike. Ai paralajmëroi para takimit prej një 'autogoli' me pasoja paradoksale për Gjermaninë në krizën e euros. Kjo mund të ndodhë, në rast se Bankës Qendrore i bllokohet ndërhyrja e saj te obligacionet shtetërore me qëllim zbutjen e disekuilibrit, tha Monti për numrin e sotëm të gazetës 'Il sole 24 ore'. Takimi në Berlin i takon një vargu takimesh në lidhje me krizën. Të enjten e kaluar kancelarja bashkërendoi qëndrimet në Berlin me presidentin e Francës Hollande. Të premten ajo priti kryeministrin grek Samaras. Hollande nga ana tjetër pritet më 4 shtator në Romë. Dy kryetarët e qeverive takohen prej orës 12.45. Një konferencë e përbashkët për shtyp është parashikuar rreth orës 14:15.