1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Mozaiku" si bazë i një ardhmërie me më shumë mirëkuptim & Projekt për raporte ndëretnike në Maqedoni & Gjendja e mediave në Serbi

8 Tetor 2010
https://p.dw.com/p/PZUF

12 vjet me radhë në disa kopshte për fëmijë në Maqedoni zbatohet projekti i quajtur "Mozaik". Fëmijët e moshës 3 deri 6 vjet, në këto kopshte krijojnë një mozaik të vërtetë ndëretnik të mbushur përplot me lojëra. Pa dallim etniteti ata shoqërohen dhe nëpërmjet lojës mësojnë gjuhën dhe kulturën e njëri-tjetrit.

Në tre komuna të Maqedonisë ku jeton popullsi e përzier etnike, do të realizohen shumë projekte të organizatës UNDP me qëllim përmisimin e marrëdhënieve ndëretnike. Dialogu për raportet ndëretnike duhet të zhvillohet nën mbikqyrjen e autoriteteve lokale sepse ato janë në kontakt të përditshëm me banorët, thuhet në një raport të përgatitur nga UNDP. Ndërsa organizatat joqeveritare kritikojnë mosangazhimin e duhur të pushtetit lokal për vendosjen e dialogun ndëretnik.

Këtë javë u mbushën 10 vjet prej rrëzimit të Sllobodan Millosheviqit nga pushteti. Shumë gjëra kanë ndryshuar, por pritjet e serbëve dhe opinionit ndërkombëtar ishin shumë më të mëdha. Në vecanti në sektorin e mediave ende ka mangësi të mëdha.

Autor: Sveto Toevski/Qeriman Bekteshi/Fatos Musliu/Dinko Gruhonjiq/Ajete Beqiraj

Redaktoi: Bahri Cani