1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Muslime Moscheen Minarette

7 Dhjetor 2009

Zvicra ka vendosur: Në republikën e Alpeve nuk do të ndërtohen më minare të tjera. Aty do të mbeten katër minaretë e xhamive të ndërtuara deri tani. Shumë persona që diskutojnë nuk kanë njohuri për myslimanët.

https://p.dw.com/p/Ks4U
Në Gjermani jetojnë afro 4,3 milionë muslimanë.
Në Gjermani jetojnë afro 4,3 milionë muslimanë.Fotografi: picture-alliance/dpa

Në Gjermani jetojnë afro 4,3 milionë muslimanë. Këto janë më shumë se pesë përqind e popullsisë gjermane. Afro gjysma e tyre (45 përqind) janë nënshtetas gjermanë, 55 përqind kanë pasaportë të huaj.

Shumica e muslimanëve erdhën në Gjermani në fillim të viteve 1960-të si punëtorë emigrantë (Gastarbeiter). Fillimisht punëtorët emigrantë mendonin se do të qëndronin përkohësisht. Kështu edhe ushtrimi i fesë së tyre në atë kohë kishte vetëm një karakter provizor. Në shumicën e rasteve u ishin krijuar kushte për lutje në banesat, ku jetonin, pranë ndërmarrjeve.

Xhamia Javuz Sulltan Selimi në Manhajm.
Shumë ekspertë të fesë islame nuk shohin tek minaretë simbole pushteti, por një shenjë reprezantative.Fotografi: picture alliance / dpa

Kjo ndryshoi në vitin 1973, kur qeveria gjermane ndaloi marrjen e emigrantëve. Muslimanët nuk mund të shkonin e të vinin më ndërmjet Gjermanisë dhe atdheut të tyre. Shumë prej tyre qëndruan në Gjermani dhe tërhoqën edhe familjet. Që nga ky moment mund të flitet për jetë në bashkësi fetare. Shoqatat muslimane u themeluan, u ndërtuan xhamitë, në shumicën e rasteve jo në vende të dukshme.

Xhami klasike në Gjermani ka që prej kohësh

Xhamia e parë u krijua në vitet njëzetë në Berlin-Wilmersdorf. Për studentët nga bota islame u ndërtuan xhami në qëndrat universitare Hamburg, Mynih dhe Aachen.

Xhamia është ndërtesa e shenjtë e lutjes për bashkësinë islame. Krahas funksionit të tyre ritual xhamitë shërbejnë edhe si qëndra të doktrinës fetare, për diskutime dhe si pika takimi për jetën sociale.

Ndërkohë sipas të dhënave të arkivit për fenë islame në Soest (Nordrhein-Westalen) në Republikën Federale Gjermane ka 240 xhami klasike me kupolë dhe minare dhe rreth 2.600 shtëpi lutjeje. Në vjeshtë 2008 u hap xhamia më e madhe në Duisburg-Marxloh. Planifikimi i ndërtimeve shkakton gjithnjë debate publike dhe pakënaqësinë e popullsisë. Kjo nis shpesh me shqetësime banale: A zë ndërtimi sipërfaqe për vendet e parkimit? A shtohet zhurma? Për shkak të këtyre çështjeve dhe të tjerave të ngjashme krijohen iniciativa qytetare, që u vënë qëllim vetes të pengojnë ndërtimin e xhamive.

Konfrontimi me fenë islame prek gjithnjë e më shumë njerëz

Me shumë emocione u shoqëruan projektet për xhamitë në qytetet e mëdha Këln, Frankfurt apo Berlin. Siç duket konfrontimi me fenë islame prek gjithnjë e më shumë njerëz personalisht. Sidomos minaretë shumë njerëz i përjetojnë si provokim. Kështu minaretë e xhamisë së Këlnit lejohen të jenë vetëm 55 metra të larta, pasi lartësia e planifikuar fillimisht hasi në rezistencë. Lartësia e minaresë së një xhamie nuk është e përcaktuar në traditën islame. Shumë xhami kanë dy apo katër minare, më të rëndësishmet si në Meka deri në nëntë.

Xhamia në Këln
Në Republikën Federale Gjermane ka 240 xhami klasike me kupolë dhe minare dhe rreth 2.600 shtëpi lutjeje.Fotografi: picture-alliance / dpa

Kulla e parë për thirrësin e lutjeve islame, muezinin, ishte ngritur pas vdekjes së krijuesit të fesë Mohametit (632), ndoshta në shekullin e 8-të në Siri. Në këtë rajon, i cili ishte akoma në pjesën më të madhe, i krishterë kullat e shumta të kishave shërbenin siç duket si orientim.

Minarea e lartë është e rëndësishme që të kuptohet mirë thirrja

Në Egjipt dhe në xhamitë e vjetra të Medinës, kishte fillimisht një platformë të ngritur për muezinin, e cila më vonë u bë kullë. Në këtë mënyrë besimtarët duhej të dëgjonin më mirë thirrjen për lutje. Sot thirrja për lutje zëvendësohet në shumicën e rasteve nga altoparlamenti. Prandaj një kullë e lartë është e rëndësishme që të kuptohet mirë thirrja.

Nuk ka rregulla fetare për ndërtimin e minareve. Në territoret e krishtera të Bizantit dhe të Sirisë, në të cilat penetroi feja islame, arkitektuera kishtare, në rradhë të parë ajo bizantine, shërbeu si bazë për ndërtimin e xhamive.

Në Paktin e Umarit dhe ligje të tjera të mesjetës - të krishterët dhe ebrejtë -nuk lejohen të t'i ndërtojnë me të larta minaretë se sa shtëpitë e lutjeve të muslimanëve.

Edhe në Gjermani minaretë nuk lejohen të jenë më të larta se sa kambanaret e kishave fqinje. Shumë ekspertë të fesë islame nuk shohin tek minaretë simbole pushteti, por një shenjë reprezantative.

Autor : Christina Beyert / Angelina Verbica

Redaktoi : Aida Cama