1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në Çeki janë gjallëruar euroskeptikët

Peter Hornung 17 Qershor 2008

Megjithëse Jo-ja e irlandezëve ka tronditur BE-në, ratifikimi i marrëveshjes së reformuar të kushtetutës duhet të vazhdojë. Çekia bën pjesë tek ata anëtarë të BE-së, të cilët nuk e kanë ratifikaur ende marrëveshjen

https://p.dw.com/p/EL2M
Kryeministri Mirek Topolanek
Kryeministri Mirek TopolanekFotografi: AP

. Pas refuzimit që i bëri Irlanda marrëveshjes së reformuar,

Mirek Topolanek, kryeministri konservatorçek të hënën duhej të priste mjaft vizitorë të nivelit të lartë: kryeministrin hungarez, sllovak dhe atë polak. Të tre nga i ashtuquajturi Grupi i Visegradit shkuan në Pragë, më vonë atyre ju bashkangjiit, presidenti francez, Nikola Sarkozi. Irlanda ishte temë kryesore: Ishte kryeministri polak ai që foli më hapur:

"Tani më e rëndësishmja është të pranojmë Jo-në e irlandezëve, por nga ana tjetër nuk duhet të kapitullojmë. Është më mirë të vazhdojmë procesin e ratifikimit se sa të themi me zë të lartë: "Nuk ka më kuptim"- Sepse ka kuptim."

Se për kë binin daullet ishte e qartë. për kryeministrin konservativ, çek Mirek topolanek, vendi i të cilit nuk e ka ratifikuar ende marrëveshjen e Lisbonës. Topolanek ka ditë që i ikën prononcimit të qartë për këtë dokument të BE-së: "Ne nuk mund të bëjmë sikur disa milionë irlandezë kanë më pak rëndësi në procesin e vendimmarrjes se sa popullsia franceze, që është më e madhe. Jo-ja franceze në vitin 2005 që bllokoi pak a shumë miratimin e kushtetuës evropiane kishte në këtë kontekst po atë rëndësi sa Jo-e e irlandezëve. Ne duhet të gjejmë një zgjdihje, që na ndihmon deri në ratifikimet e ardhshme-po qe se ratifikimi do të vazhdojë si proces."

Po për Çekinë ratifikimi është një proces i ngrirë. Senati, dhoma e dyte e parlamentit ja dha marrëveshjen e reformuar në prill gjykatës kushtetuese për verifikim. Se kur do të vendoset aty për marrëveshjen e reformuar të BE-së, kjo është e paqartë. Edhe sikur të dojë Çekia mund ta ratifikojë marrëveshjen vetëm vitin e ardhshëm.

Topolanek: "është e qartë se marrëveshja e Lisbonës nuk mund të hyjë në fuqi në 1.1, 2009. dhe nga kjo pikëpamje gjatë presidencës sonë roli ynë do të jetë një tjetër. Ne duhet të reagojmë menjëherë, por meqënëse e dinim se mund të përballeshim edhe me një problem të tillë, nuk ka për të qenë ndonjë problem i madh për ne."

Çekia merr presidencën e radhës pas Francës në fillim te 2009-s. Kundërshtime pati në këtë pikë nga presidenti francez. Sarkozi tha se megjithatë duhet mdërmarrë diçka, për të penguar krizën institucionale në BE.

Sakorzi: "Ne nuk duhet të krijojmë hendek mes shteteve të BE-së, mes atyre që e kanë ratifikuar marrëveshjen, atyre që do ta ratifikojnë dhe një vendi që e ka refuzuar atë."

Mirek Topolanekun e presin kohë të vështira. Kjo për shkak të partisë së tij. Edhe ai vetë nuk njihet si mik i madh i marrëveshjes së Lisbonës, por brenda partisë së tij konservatore, ODS kundërshtarët po ziejnë. Grupi i euroskeptikëve është i fuqishëm dhe mund të shtohet në të ardhmen. Kryetari i nderit i ODS., presidenti i shtetit, Vaclav Klaus është kritikuesi më i njohur i kësaj marrëveshjeje. Ai madje i uroi irlandezët për JO-në ndaj marrëveshjes. Kështu në Çeki ratifikimi është më i pasigurtë se më parë.