1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në kërkim të statusit për Ukrainën Lindore

Roman Goncharenko/Angjelina Verbica9 Shtator 2014

Nëse vazhdon armëpushimi, në rend të ditës është statusi i rajoneve Donjeck dhe Luhansk. Kievi nuk do një konflikt të ngrirë si në Transnistrisi. Një diskutim i vështirë ka nisur.

https://p.dw.com/p/1D94Y
Fotografi: Reuters/M.Shemetov

Çfarë do të bëhet me Donbasin? Edhe pse armëpushimi ndërmjet qeverisë dhe separatistëve prorusë në Kiev në rajonin e nxjerrjes së qymyrgurit është i brishtë, së shpejti do të shtrohet çështja e së ardhmes së rajoneve të Ukrainës lindore përreth Donjeckut dhe Luhanskut. Protokolli i nënshkruar në Minsk me 5 shtator nuk jep një përgjigje të qartë. Ukraina merr përsipër të kryejë vetëm një "decentralizim të pushtetit". Parlamenti në Kiev duhet të miratojë një ligj për statusin e veçantë të dy rajoneve. Rreth detajeve ende nuk është folur.

Kievi do që ta mbajë Donbasin

Andrei Purgin në bisedimet në Minsk
Andrei Purgin në bisedimet në MinskFotografi: picture alliance/AP Photo

Me sa duket separatistët kuptojnë me këtë pavarësinë de facto. Këtë e bëri e bëri të qartë "zëvendëskryeministri" i "Republikës Popullore të Donjeckut", Andrej Purgin, të hënën në një intervistë me agjencinë ruse të lajmeve "Interfax: "Për momentin nuk bëhet fjalë që të kthehemi në pjesë përbërëse të Ukrainës."

Qeveria e Ukrainës e sheh çështjen krejt ndryshe. Qëndrimi i Kievit mund të përshkruhet me formulën: më shumë autonomi - po, pavarësi - jo. Arsyet për këtë janë të dukshme. Pas aneksimit rus të gadishullit të Krimesë Donbasi do të ishte një humbje e mëtejshme e territorit. Me më shumë se 3.000 të vdekur, sipas të dhënave të OKB-së, Ukraina ka paguar tashmë një çmim të lartë për të mbajtur Donbasin. Nëse bëhet largimi nga këto krahina, do të dukej sikur njerëzit kanë vdekur “më kot”. Fundja Donbasi me pasurinë e tij të qymyrit dhe gazit është një rajon i rëndësishëm për furnizimin e Ukrainës me energji. Vendi ka nevojë edhe për industrinë e rëndë të Donjeckut.

Hija e Transnistrisë

Fjodor Lukjanov , kryetar i Këshillit për politikën e Jashtme dhe të Mbrojtjes në Moskë
Fjodor Lukjanov , kryetar i Këshillit për politikën e Jashtme dhe të Mbrojtjes në MoskëFotografi: DW

Por fakt është se Ukraina nuk mund t'i rifitojë me mjete ushtarake rajonet separatiste, së paku jo për aq kohë sa separatistët mbështeten nga Rusia me teknikë të rëndë ushtarake dhe me luftëtarë.

Duke pasur parasysh këtë rrugë ka krye, marrëveshjet e Minskut do të çonin në një ngrirje të konfliktit, mendojnë shumë vëzhgues. Në këtë mënyrë Ukraina do të kishte të njëjtin fat me disa ish-republika sovjetike. Shumë shpesh përmendet Transnistria një rajon, i cili në fillim të viteve 1990 u shkëput me luftë nga Republika e Moldavisë. Transnistria nuk është e njohur ndërkombëtarisht. Ajo ekziston prej më shumë se 20 vjetësh kryesisht në sajë të ndihmës ekonomike nga Rusia.

Rreziku i një konflikti të ngrirë mbetet i lartë, sepse presidenti i Rusisë Vladimir Putin është i interesuar për të, shpjegon eksperti politik nga Kievi, Volodymyr Fesenko, në bisedë me Deutsche Wellen. Fjodor Lukjanov e sheh çështjen ndryshe. "Një situatë si në Transnistri ka shumë disavantazhe për Moskën", thotë kryetari i këshillit për politikën e Jashtme dhe të Mbrojtjes në Moskë për DW. Nga njëra anë Rusia duhet t'i mbështesë pastaj provincat separatiste ukrainase financiarisht, nga ana tjetër kjo do të çonte në tensione të vazhdueshme me perëndimin, mendon Lukjanov. Ai beson se Rusia dëshiron t'i mbajë Donjeckut dhe Luhanskun si rajone autonome në Ukrianë.

Të hiqet dorë nga Donbasi për Evropën?

Juri Andruhoviç është për ndarjen e Ukrainbs
Juri Andruhoviç është për ndarjen e UkrainbsFotografi: DW/B. Cöllen

Ukrainasit gjenden para një diskutimi të dhimbshëm për të ardhmen e Donbasit. Ai nuk ka filluar tani. Që në korrik 2010 shkrimtari ukrainas Juri Andruhovyç tërhoqi vemendjen. Nëse në Kiev do të vijnë përsëri në pushtet forcat properëndimore, atëherë „Krimesë dhe Donbasit i duhet dhënë një shans që të shkëputen", tha Andruhovyç në një intervistë. Atëherë presidenti prorus Janukovic, i cili vjen nga Donbasi, kishte vetëm disa muaj në detyrë. Njerëzit në Krime dhe në Donbas janë pjesë e kombit politik rus, Ukraina është për ta e „huaj dhe e jo interesante", kritikonte Andruhovyç. Ai u kritikua shumë për këto deklarta dhe i relativizoi më vonë thëniet e tij.

Por katër vjet më vonë kur Krimea ishte aneksuar nga Rusia dhe në Donbas zhvillohej lufta, Andruhovyç u shpreh sërish për nxjerrjen jashtë të rajonit në lindje të Ukrainës. "Donbasi mund të mbahet si pjesë e Ukrainës vetëm në kurriz të lëshimeve fatale për të ardhmen tonë evropiane“, thoshte shkrimtari në gazetën javore ukrainase "Dserkalo Tyschnja". Me fjalë të tjera: Rajoni me shumicën e popullsisë proruse është një pengesë për Ukrainën, e cila synon drejt Europës. Ai foli për një referendum. Nëse do të behet ndarja, ajo nuk duhet të duket si kapitullim, por si një nxjerrje jashtë, propozon shkrimtari.

Akoma nuk ka sondazhe, se çfarë zgjidhjeje do të mbështeste shumica e ukrainasve. Në medie ka gjithnjë e më shumë zëra, që tregojnë mirëkuptim për ngrirjen e konfliktit, si për shembull blogeri dhe gazetari i njohur Serhij Leshtshenko i gazetës online "Ukrainska Pravda". Ai u shpreh me kujdes për ngrirjen e konfliktit. "Përndryshe pjesa tjetër e Ukrainës do të ndalohej në rrugën e saj drejt Evropës", shkruante Leshtshenko.