1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në Kenia gradualisht po kthehet normaliteti

Vim Dohrenbusch8 Janar 2008

Sërish makinat qarkullojnë nëpër rrugë dhe kudo gjërat kanë nisur të vihen në vend. Por kjo po nxjerr në pah edhe humbjet e mëdha si pasojë e konfrontimeve.

https://p.dw.com/p/CmeS
Refugjatë, 7 janar, 2008
Refugjatë, 7 janar, 2008Fotografi: AP

Bilanci i dëmit, që nxorri ministri kenian i financave Amos Kimunya pas trazirave të javës së shkuar ka dy anë: "Unë mendoj, se humbja është të paktën një miliardë dollarë. Por për fat ekonomia keniane është mjaft robuste. Ndaj jam i bindur, që në një të ardhme të afërt ne do ta marrim veten nga kjo goditje."

Të gjitha qytetet e mëdha ndërkohë po kthehen në normalitet

Bankat dhe dyqanet janë hapur, ndërmarrjet e zejtarisë dhe ato industriale kanë rifilluar punën. "Në Nairobi është vendosur normaliteti dhe për herë të parë më gëzoi fakti, që pashë atje bllokim trafiku. Kjo tregon, se makinat sërish qarkullojnë nëpër rrugë dhe se sërish po punohet." Rreth 250.000 të dëbuarit dhe të pastrehët po trajtohen nga organizatat e ndihmës. Një sërë vendstrehimesh emergjence po furnizohen me ushqime dhe rroba.

Mes palëve të konfliktit do të ndërmjetësojë John Kufuor nga Gana

John Kufuor und Mwai Kibaki
Presidenti i Ganës dhe kryetari i UA John Kufuor, pritet nga presidenti kenian Mwai Kibaki. Aerporti i Nairobit, e enjte 8 janar 2008.Fotografi: AP

Presidenti i Unionit Afrikan të mërkurën (9.1.) nis bisedimet me presidentin Mvai Kibaki dhe udhëheqësin e opozitës Raila Odinga. Andy Avuni, zëhdënësi i Kufuos, të martën (8.1.) u bëri thirrje të dyja palëve për dialog. Presidenti i diskutueshëm kenian Kibaki të premten (11.1.) e pret në një takim personalisht udhëheqësin e opozitës. Të martën pasdite Odinga tha, se ende nuk ka marrë ftesë.

Më parë Odinga i anulloi demonstratat masive

Demostratat ishin planifikuar për të martën (8.1.) kundër fallsifikimit të zgjedhjeve, për të mos rrezikuar përpjekjet për bisedime. I ngarkuari i SHBA për Afrikën Jendayi Frazer u shpreh i lehtësuar për këtë. Ky gjatë ditëve të fundit është përpjekur që t´i çtensionojë frontet e ashpërsuara: "Kibaki dhe Odinga mund t´i zgjidhin vetëm bashkarisht problemet e vendit. Një nga këto probleme është edhe refiorma kushtetuese. Shkaqet për indinjatën dhe dhunën duhet të shmangen."

Gjithnjë e më shumë po shtohen zërat për përsëritjen e zgjedhjeve presidenciale brenda tre muajve të ardhshëm. Për aq kohë vendin mund ta qeverisë një koalicion i madh.