1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në konfliktin me kryengritësit kurdë në Veri të Irakut, Turqia e ka marrë vendimin e saj

6 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/C4nN
Në konfliktin me kryengritësit kurdë në Veri të Irakut, Turqia e ka marrë vendimin e saj, bëri të ditur presidenti i vendit, Abdullah Gyl. SHBA janë informuar për këtë vendim, tha Gyli në Ankara. Ai nuk bëri të njohura hollësi të tjera. Presidenti amerikan, Xhorxh Bush i premtoi të hënën kryeministrit turk, Rexhep Taip Erdogan mbështetje të mëtejshme në luftë kundër kryengritësve kurdë. Presidenti Bush e cilësoi PKK-në organizatë terroriste dhe armike si të Turqisë ashtu edhe të Irakut dhe SHBA.