1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

020309 Gaza Menschen Hilfe

Clemens Verenkotte3 Mars 2009

Përfaqësues nga më shumë se 70 vende diskutuan në Sharm el Sheih të Egjiptit për ndihma për Rripin e Gazës. Viktimat nuk kanë alternativë tjetër, veçse të presin dhe të shpresojnë. Edhe në kampet e refugjatëve.

https://p.dw.com/p/H4Zs
Refugjatë në Gaza në kufirin me EgjiptinFotografi: picture-alliance / dpa

Fëmijët vijnë vërdallë, përreth tri dyzinave me çadra, të cilat janë ngritur mbi tokën e butë, ranore, nga organizatat ndërkombëtare të ndihmës. Është e vështirë ta njohësh prapë në këtë vend në veri të Rripit të Gazës pjesën lindore të qytetit, ku ndodhet kampi i refugjatëve Jabaliya. Aty ku më parë qenë ndërtuar shtëpi katër katëshe banimi, tani syri të zë kudo pirgje gërmadhash betoni. 71 vjeçari Mahmud Kader ndodhet me të shoqen në njërën nga çadrat. Një dyshek i hollë, laraman prej stofi e ndan çiftin nga linoleumi blu, i shtruar drejtpërdrejt në tokë, pellgje uji dëshmitarë të rreshjeve të fundit. Me familjen e tij të madhe Mahmudi u arratis gjatë sulmeve në pjesë të tjera të qytetit. Ata nuk qenë në gjendje të merrnin me vete asgjë, me përjashtim të gjërave që kishin veshur:

"Ne nuk jemi as luftëtarë dhe as militantë. Ne jemi familje paqësore, që jetojnë në vendin e tyre. Këtë më parë kishte 12 shtëpi, ato ishin pronë e imja dhe e fëmijëve të mi dhe e vëllezërve të mi. Në këto shtëpi katërkatëshe jetonin 140 deri 170 persona, pasardhës të vëllait tim. Pse na e bëjnë këtë, në një kohë kur prej nesh as dhunë nuk vjen, as luftëtarë jemi. Ne jemi popullata civile, e cila nuk i ka bërë asgjë Izraelit. Ata duhet të heqin dorë, të heqin dorë më në fund nga të rrahurit, që na bëjnë."

Palästinensisches Flüchtlingslager Jalazoun nahe Ramallah im Westjordanland
Kampi i refugjatëve palestinezë Jalazoun pranë RamallahutFotografi: AP

Njëri prej djemve e ndjek bisedën e të atit me reporterin e huaj. Pyetjes sonë, nëse ndihmat e deritashme të organizatave ndërkombëtare si ato të OKB-së kanë mundur ta zbutin situatën e tyre Ibrahimi, burri me mjekër rreth të 40-ave, i përgjigjet:

" prej ditës së shkatërrimit ne çdo ditë jetojmë më keq, pavarësisht nga mbështetja dhe ndihmat. Por kjo mbështetje është kaq minimale, sa ajo nuk mund ta rivendosë kurrë cilësinë e jetës, që kemi pasur përpara. Veç kësaj: ne i urrejmë çadrat, e urrejmë që rrimë në to. Kjo na kujton dëbimin, kjo na kujton spastrimin etnik. Prandaj megjithë mbështetjen, që marrim ne çdo ditë, jetojmë më keq se një ditë më parë."

Kryetari i familjes, Mahmud Khaderi, i cili banonte këtu që prej 53 vjetësh drejton trupin në çadër dhe formulon këtë thirrje:

Zerstörung in Gaza
Pamje të shkatërrimit në GazaFotografi: Bettina Marx

"U bëj thirrje të gjitha fuqive botërore, të gjithë opinionit ndërkombëtar, shteteve evropiane, qeverisë amerikane, presidentit amerikan, që të ushtrojnë më në fund presion ndaj Izraelit, që ai ta pushojë dhunën e tij kundër palestinezëve. Ne do të qendrojmë këtu dhe nuk do të lëvizim nga vendi, derisa të jenë rindërtuar shtëpitë tona."