1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

'Në rast nevoje do të kufizojmë tregtinë'

Christina Bergmann11 Nëntor 2007

Pothuajse 24 orë ishte kancelarja gjermane Angela Merkel me të shoqin për vizitë në fermën e presidentit të SHBA George W. Bush në Teksas. Irani dhe tema të tjera midis Merkelit dhe Bushit.

https://p.dw.com/p/CAER
Presidenti Bush dhe kancelarja Angela Merkel shtrëngojnë duart pas konferencës së përbashkët për shtyp.Fotografi: AP

Ata hëngrën bashkarisht në atmosferë të lirshme, bënë shëtitje - por e shfrytëzuan rastin edhe për të biseduar për tema të ndryshme krizash të kësaj bote. Dje në mesditë ata dolën së bashku para shtypit.

Ata e shfrytëzuan vërtet kohën në fermë dhe midis steak-ut në mbrëmje dhe hamburgerit të shtunën në drekë biseduan për tema krizash aktuale të kësaj bote. Dhe presidenti Bush theksoi edhe një herë se sa i çmon bisedimet me kancelaren gjermane. Kam mirëkuptim që Gjermania kishte pikëpamje tjetër për luftën e Irakut, tha Bush:

'Por pasi demokracia irakiane po rritet, di te vlerësoj faktin që Gjermania po bashkëpunon në mënyrë konstruktive në Irak dhe që qeveria gjermane po ndihmon në stërvitjen e poplicisë irakiane.'

Në lidhje me grindjen bërthamore me Iranin të dy thanë se kërcënimi që paraqet Irani është serioz, por se zgjidhja duhet kërkuar edhe më tej në rrugë diplomatike. Angela Merkel: 'Kërcënimi prej programit bërthamor të Iranit është serioz, por së bashku kemi bindjen që ky kërcënim mund të zgjidhet diplomatikisht. Jemi të vendosur të hedhim hapat e tjerë në këtë çështje.'

Bisedimet për të ardhmen e Kosovës janë aktualisht në një fazë vendimtare, tha kancelarja. Serbëve dhe kosovarëve u është bërë thirrje që të gjejnë një 'zgjidhje të asryeshme'.

Kancelarja deklaroi gjithashtu se ajo e mbështet konferencën e afërme për Lindjen e Afërme në Annapolis të SHBA dhe se e sheh atë se mundësi për ta çuar përpara procesin e paqes.