1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në Tiranë përkujtohen viktimat e Holokaustit

Arben Muka / Tiranë20 Maj 2008

Për kryeministrin Sali Berisha kujtimi i tyre „është një apel i madh kundër të gjitha formave të racizmit, ksenofobisë, urrejtjes dhe intolerancës".

https://p.dw.com/p/E34S
Muzeumi i Holokaustit, Yad Vashem në Jeruzalem
Muzeumi i Holokaustit, Yad Vashem në Jeruzalem- Në të janë gdhendur edhe emrat e shqiptarëve që shpëtuan hebrejtëFotografi: dpa

Historianë dhe studiues, personalitete të jetës publike, diplomatë, analistë e komentatorë janë prezentë në aktivitetin shkencor për Holokaustin dhe rolin e Shqipërisë për të mbrojtur hebrenjtë nga çfarosja në periudhën e Luftës së Dytë Botërore.

Gjatë konferencës dy ditore që nisi punimet ditën e martë, oratorët theksuan se raportet e shqiptarëve me hebrenjtë janë një nga çështjet për të cilat ndër vite kanë folur pozitivisht jo vetëm studiuesit vendas, por dhe ata të huaj, duke e klasifikuar pa mëdyshje Shqipërinë si ndër vendet e pakta të rruzullit që mbrojtën dhe ndihmuan hebrenjtë që ishin në territorin e saj nga gjuetia e përgjakshme.

Kryeministri Sali Berisha u shpreh se Holokausti është „një moment i thellë reflektimi, të domosdoshëm dhe jetik. Për të patur një të ardhme në paqe, në dinjitet, në liri. është një apel i madh kunder të gjitha formave të racizmit, ksenofobisë, urrejtjes e intolerancës"

Profesorë nga fakulteti i Histori - Filologjisë në Univesritetin e Tiranës, të cilët ishin dhe organizatorët kryesorë të aktivitetit, si dhe studiues të ardhur nga Izraeli e vende te tjera kanë disktuar ditën e parë të punimeve për mjaft aspkete të vecanta të marrëdhnëieve mes shqiptarëve dhe hebrenjve, si dhe raportet politike dhe bashkëpunimi ekonomik e kulturor mes Shqipërisë dhe Izraelit.