1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në Tiranë zhvillohet një marshim proteste i drejtuar nga opozita

28 Janar 2011

Në Tiranë është në përfundim e sipër protesta homazh për viktimat e 21 janarit.

https://p.dw.com/p/QwKE
Qirinj në kujtim të tre viktimave
Qirinj në kujtim të tre viktimaveFotografi: dapd

Siç na njofton korrespondenti ynë në Tiranë Arben Muka marshimi u zhvillua i qetë. Marshimi drejt bulevardit "Dëshmorët e Kombit" filloi nga selia e Partisë Socialiste. Në fillim të vargut të njerëzve mbaheshin tri portrete të mëdha të viktimave të së premtes së kaluar. Protestuesit vendosën buqeta me lule në vendet kur tre të vrarët humbën jetën.