1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

031110 Rasmussen Russland

4 Nëntor 2010

NATO dhe Rusia duan të shqyrtojnë mundësitë e bashkëpunimit për sistemin e mbrojtjes raketore i planifikuar nga perëndimorët si mundësi mbrojtjeje nga sulmet terroriste.

https://p.dw.com/p/Pxv0
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh RasmussenFotografi: AP

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen e cilësoi udhëtimin e tij në Moskë një vizitë pune. Ai ka ardhur në Moskë për të përgatitur samitin e NATO-s që do të zhvillohet në Lisbonë pas dy javësh. I ftuar në këtë samit edhe presidenti rus, Dmitri Medvedev. Në këtë samit pritet hapja e një epoke të re mes NATO-s dhe Rusisë.

"Ka ardhur koha për një fillim të ri në marrëdhëniet mes NATO-s dhe Rusisë. Lisbona është vendi ku mund të bëhet ky fillim. Unë jam këtu për të përgatitur këtë takim dhe për të siguruar që samiti lidhur me bashkëpunimin do të shënojë hapa përpara. Nga Lisbona do të dalë një mesazh i qartë drejtuar popullit rus. 'NATO nuk e sheh Rusinë si armik, por si partner'."

Në samitin e Lisbonës pritet intensifikimi i marrëdhënieve NATO-Rusi në disa nivele. Potenciali për këtë ekziston, thotë Rasmussen. Interesa të përbashkëta përbëjnë kooperimi më i fuqishëm në Afganistan, lufta kundër terrorizmit apo kundër tregtisë së drogës.

Rusia do partneritet në nivel të barabartësh

Por projekti më ambicioz është sistemi i mbrojtjes raketore, për të cilin Rasmussen loboi në Moskë. "NATO do të marr vendimin për të zhvilluar një sistem territorial antiraketor. Në këtë fushë ne dëshirojmë të punojmë së bashku me Rusinë."

Kaukasus Konflikt August 2008 Sergei Wiktorowitsch Lawrow
Sergej Lavrov - ministri i Jashtëm rusFotografi: picture-alliance/ dpa

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov tha se vendi i tij do ta marrë në shqyrtim një ofertë të tillë. Kusht veçse për një sistem të përbashkët raketor është një partneritet në nivel të barabartësh.

Dy hapa fillestarë për bashkëpunimin në nivel të ri

Rasmussen bëri fjalë për sinjalin e jashtëzakonshëm politik që do të dilte nga ky bashkëpunim. Por ai nuk e sheh si shumë të mundur konfirmimin rus për këtë bashkëpunim që në samitin e Lisbonës. "Kjo është e kuptueshme. Fillimisht NATO do të marrë një vendim të tillë, dhe sigurisht Rusia ka me të drejtë pyetjet e saj. Për këtë na duhet të ndërmarrim dy hapa. Fillimisht të nisim me bisedimet që mund të përfundojnë nga fundi i 2011-s, me qëllim të kemi një bazë mbi të cilën të marrim vendime."

Në kohën e mandatit të presidentit George Bush planet për një sistem amerikan antiraketor në Poloni dhe Rusi nuk u pritën mirë në Moskë. Rusia ndjehet e prekur në sigurinë e saj, u tha. Presidenti amerikan Barack Obama u distancua nga ky plan dhe tanimë po bëhen përpjekjet në nivelin e NATO-s të gjendet një zgjidhje e përbashkët me Rusinë.

Autor: Stephan Laack/Lindita Arapi

Redaktoi: Eliana Xhani