Natyra e vitit 2015
Çdo vit organizata të ndryshme zgjedhin kafshë dhe bimë, që kanë nevojë për mbrojtje të veçantë. Tani po bëhen të njohura ato për "Natyrën 2015". Ju prezantojmë mbajtësit më të rinj të çmimeve.
Një mbajtës çmimi i ndrojtur
„Zogu i vitit 2015“ u zgjodh skifteri krahthadër. Atë rallë e sheh. për shembull kur është në gjueti e sipër dhe fluturon shkurt në formë rrethi në qiell. Ai u zgjodh pasi ndryshe nga shumë zogj të tjerë grabitqarë, njerëzit ia bëjnë ende të vështirë jetën. Ndërkohë gjuetia e këtij lloj skifteri është ndaluar që në vitet '70.
Kërmill i vogël, kontribut i shkëlqyer
Ashtu si zogun e vitit edhe kërmillin e qilarit rrallë mund ta shohësh. Ai fshihet në shpella natyrore, guva në mal apo në zgavra në shkëmbinj. Kërmilli përfaqëson një numër të madh llojesh kafshësh, të cilat kanë nevojë për vende të mbrojtura nga ngrica nën tokë. Ai mori titullin „Kafsha e shpellës e vitit".
Më shumë vëmendje për një lloj të rrallë peme!
Panja e fushës rritet kryesisht si shkurre apo pemë e vogël në skajet e pyllit. Në pyll ajo zakonisht nuk ka asnjë shans t‘i bëjë ballë pemëve të tjera gjigante. Ajo vërtet nuk bie në sy dhe kjo është arsyeja që vitin 2015 merr titullin „Pema e vitit“.
Një koral që rritet në pemë?
Edhe pse koralet zakonisht i lidhim me shkëmbinjtë në det, „Kërpudha e vitit 2015“ nuk jeton nën ujë. Korali shandan nuk ka madje fare të bëjë me koralet e detit. Ai është një kërpudhë që ndihet mirë në pemët e kalbura. Ai vërtet nuk është i kërcënuar nga zhdukja, por shfrytëzimi në rritje i drurit të vdekur në pyje, p.sh. për ngrohje, po e zvogëlon hapësirën e tij të jetesës.
Piperka djegëse
Perimja e vitit 2015/2016 u zgjodh paprika (speci). Emri vjen nga hungarishtja nëpërmjet latinishtes dhe kroatishtes që do të thotë „piper i vogël“, por kjo s'ka të bëjë aspak me bimën e piperit. Për frutin e tij ka mjaft emra: chili, cherry, cayenne, jalapeno apo habanero, në varësi nga madhësia, ngjyra dhe sa djegës është. Lënda që përmban „capsaicin“ përdoret edhe për kremëra me veti ngrohëse.
Të bën të qash dhe të shëron
Të qërosh qepë nuk është e këndshme, edhe pse ka shumë mjete dhe mënyra shtëpiake për të shmangur djegien e syve dhe lotët. Perimja e qepës është më e preferuar si bimë medicinale dhe për këtë arsye u zgjodh „Bima medicinale 2015“. Ajo ndihmon p.sh. në rast të otitisit (dhimbjes së veshit) dhe në gjendje gripale. Në rastet e pickimit nga insektet ajo ndihmon në qetësimin e pjesëve të enjtura.
Më shumë se një barishte
Barishtja e shën Gjonit (Hypericum perforatum) quhet edhe „balsam për shpirtin e lënduar“. Ajo ndihmon jo vetëm në rastet e ankthit dhe gjendjet e nervozitetit të brendshëm, por edhe në rastin e depresioneve dhe kjo është provuar në studime. „Bima mjekësore e vitit 2015“ u zgjodh barishtja e shën Gjonit pasi tani ka edhe punime interesante kërkimore për terapi të tumoreve dhe Alzheimerit.
Një lumë paqësor dhe rebel malësie
Të dy lumenjtë e burimit të Argeve burojmë në Oberallgäu dhe zgjaten për më shumë se 90 kilometra deri në Bodensee. Në mes shtrihen lugina të thella, male të thepisur, pyje shpatesh dhe luginash, lëndina dhe lymishte. Lloje të ndryshëm amfibësh janë në shtëpinë e tyre në „Peisazhin e lumit të vitit 2014/2015“ ashtu si lakuriqët e natës, pilivesat dhe midhjet e përrenjve.
Kërcej të gjatë të zhveshur dhe një lule e rrumbullakët
Lulja e tij ka ngjyrë vjollcë të thellë apo bojëqielli, dhe herë pas here edhe rozë: kafshimi i Djallit (Succisa pratensis) është „Lulja e vitit 2015“. Ajo rritet në gjithë Evropën në zona lymishtesh, në pyje me lagëshirë dhe në lëndina të lagështa. Succisa pratensis është jo vetëm e bukur, por edhe e dobishme. Në formë çaji ajo ndihmon në pastrimin e gjakut, për drenazh apo lehtësimin e kollës.
Bukuri madhështore
Në Gjermani rriten rreth 60 lloje të ndryshme orkidesh, një prej tyre është „barishtja e djaloshit“ me ngjyrë mishi. 80 cm e lartë, me një lule që bie në sy plot dritë, „Orkideja e vitit“ di si të tërheqë vëmendjen. Por m.q.s. vendi i saj i natyrshëm i rritjes, lëndinat me lagështirë dhe kënetat e zonat me myshk, janë të rrezikuara, orkideja po sprapset gjithnjë e më shumë.
Toka e ujit të mbledhur si lajmëtare
Kombet e Bashkuara e kanë shpallur vitin 2015 „Vitin ndërkombëtar të tokës“. Dhe një përfaqësues për këtë u zgjodh tani, „Toka e vitit: Pseudogley (toka e ujit të mbledhur). Kjo tokë pyjore mbron nga erozioni dhe përmbytjet. Ajo filtron lëndët e dëmshme nga uji i shiut dhe ruan pjesën më të madhe të ujit të pijshëm - e pra një numër i madh detyrash.